Darka Shiko më të madhe

Darka

Herman Koch BAO0214

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928206460

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Misheli dhe Riku, pesëmbëdhjetëvjeçarë, kanë rrahur për vdekje një endacake, teksa po tërhiqnin para nga bankomati. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithçka dhe filmimet janë shfaqur në lajme. Dy djemtë nuk janë identifikuar ende, por arrestimi i tyre është çështje orësh, sepse dikush ka shkarkuar në internet dy filmime tejet komprometuese.

Pol Lohmani, babai i Mishelit, ndihet përgjegjës për ngjarjen, meqënëse i biri ka marrë shumë prej tij, përfshirë edhe tërheqjen ndaj dhunës. Ai nuk mund të lejojë që i biri të harrohet në burg. Klara, bashkëshortja e Polit, do që ta mbrojë të birin me çdo kusht.

Serzhi, vëllai i Polit, babai i Rikut, pret të zgjidhet kryeministër i Holandës dhe, sipas sondazheve, ka shumë shanse. Nëse krimi do të zbulohet, karriera e tij politike do të marrë fund. Babeta, bashkëshortja e Serzhit, duket më e interesuar për sukseset e të shoqit, sesa për të ardhmen e të birit.

Një histori emocionuese, interesante që të mban frymën pezull deri në zgjidhjen përfundimtare. Një dramë bashkëkohore që rrëfen dilemën e madhe mes dashurisë për fëmijën dhe respektit për jetën e tjetrit, mes zgjedhjeve të zemrës dhe të mendjes, të ndjenjës dhe të arsyes.

Të dhëna

Faqe240
ISBN9789928206460
Titulli origjinalAlbas
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAlbana Shala