Cmim i reduktuar! E vërteta mbi çështjen Herri Kjubert Shiko më të madhe

E verteta mbi ceshtjen Herri Kjubert

Joël Dicker BD0123

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Verë 1975. Nola Kellergan, një vajzë 15 vjeçare zhduket në mënyrë misterioze në qytezën e qetë të Aurorës, New Hampshire. Kërkimet e policisë nuk japin asnjë rezultat. Pranverë 2008, New York.

Markus Goldman, një shkrimtar i ri i suksesshëm po përjeton një nga rreziqet më të mëdha të zanatit të tij, është bllokuar dhe nuk mund të shkruajë asnjë rresht në romanin që duhet t'i dorëzojë botuesit të vet.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304165

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Por diçka krejt e papritur ndodh në jetën e tij; miku i tij, profesor në universitet Harry Quebert, një nga shkrimtarët më të vlerësuar në Amerikë akuzohet të ketë vrarë të renë Nola Kellergan. Kufoma e vajzës gjendet në oborrin e vilës së profesorit, në Goose Cove, pak jashtë Aurorës, në breg të oqeanit.

I bindur në pafajësinë e Harrit, Markusi braktis gjithçka e shkon në New Hampshire për të bërë një hetim krejtësisht vetjak. Pas 30 vitesh Markusi duhet t'i japë përgjigje pyetjes: kush e vrau Nola Kellerganin? Dhe sigurisht të shkruajë edhe romanin e gjithësuksesshëm.

"E vërteta mbi çështjen Harry Quebert" është një lumë i rrëmbyer, që e përfshin lexuesin e përkund pa ndalur nga faqja e parë në të fundit, është libri i verdhë i njohur botërisht si eventi editorial më i mirë i viteve të fundit: gjenial, argëtues, pasionant, i aftë të magjepsë në fillim Francën, pastaj gjithë botën mbarë.

Të dhëna

Faqe632
ISBN9789994304165
Titulli origjinalDudaj
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiShpëtim Kelmendi