Kërko më tej
Subcategories
Në rast se një mjek praktikant psikoanalist pyet veten, se për çfarë vuajtjesh i kërkohet më shpesh ndihmë, atëherë ai, pa marrë parasysh frikën shumëformëshe, duhet të përgjigjet: nga impotenca psikike.
Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.
Ky libër i burrit të shquar të shtetit anglez, Winston S. Churchill (1874-1965) që del për herë të parë në gjuhën shqipe, përbën pjesën e parë të veprës së tij madhore, "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485,atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.
Dashuria të jep liri të plotë: dhe nëse nuk ta jep, ajo nuk është dashuri, por diçka tjetër. Është një trip egoje. Nëse ke një grua të bukur, do t'ia tregosh gjithë botës, a thua se ajo është pronë e jotja. Është njësoj sikur ke një makinë të bukur dhe vjen vërdallë që të gjithë të shohin që makinën që ke ti nuk e ka askush.
Duke u dashuruar me shkrimtaren e bukur e të suksesshme Kejt Harter, regjisori televiziv Nik Uoterman mendonte sinqerisht se po përpiqej të nënshtronte zemrën e një gruaje të lirë.
Ne jemi të huaj ndaj vetvetes, ne që arrijmë të njohim gjithçka, nuk njohim vetveten, dhe kjo ka një shkak të rëndësishëm. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë rreth vetes sonë dhe shtrohet pyetja se si mund të ndodhë që ta gjejmë vetveten?
Jeta, Dashuria, e qeshura, ky libër përcjell mesazhin, sipas filozofit, se njerëzit duhet të jetojnë pa u pajtuar me modelin e caktuar apo kushte konkrete. Çdo gjë që shkatërron lirinë "nuk është" DASHURI. Duhet të jetë diçka tjetër, sepse dashuria dhe liria shkojnë së bashku, janë dy krahët e zogut të njëjtë.
Jepini jetë gjërave të bukura dhe jo atyre të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë dhe energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të vogël të energjisë, është thjesht budallallëk ta humbasësh në trishtim, zemërim, urrejtje dhe xhelozi.
Në jetën shoqërore të njerëzve të shëndoshë dhe neurotikë, si faktor nxitës duhet të përmendim faktin themelor të 'ndjenjës së inferioritetit', si dhe kërkesën e brendshme për formulimin e qëllimit dhe për rritjen e ndjenjës së personalitetit,- thekson Adler.
Ardhja e dy vizitorëve dhe hulumtimi i z. Uinkëll dhe i zonjushës së re me çizme me gëzof që pasoi, sipas të gjitha gjasave, do të kishte dalë një ndërprerje tejet e pakëndshme ndaj të qeshurave të forta të të pranishmëve, po të mos kish qenë për harenë e z. Pikuik dhe humorin e shkëlqyer të të zotit të shtëpisë, të cilat i vunë në punë plotësisht për të...
Kjo vepër sjell një tjetër përmasë të gjenisë së Freudit; analizën e vetëdijes kolektive, shkaqet dhe mënyrën sesi funksionon qenia njerëzore në një organizim shoqëror.
Një shoqëri e mbyllur i ngjan një kopeje ose një fisi që është një njësi gjysmë organike
Në këtë libër me dy vëllime burri i shtetit analizon pikërisht kohën e një vendi që e bëri superfuqi Britaninë e Madhe dhe projektimin e të ardhmes së saj si fuqi globale. Për të gjithë ata që duan të njohin këtë vend, "Britania në kohët e reja" është një libër i pashmangshëm
Osho sugjeron të mos lejohet që dashuria të konsiderohet diçka e thjeshtë, që ajo mos të bëhet vetëm preokupim i mendjes ose, edhe më keq, vetëm kënaqësi trupore, plotësim i epsheve shtazore, pra vetëm seks.
Çvlerë kishte titulli i një aristokrateje të re në një tokë të shkrumbuar nga lufta? Asgjë. Çmund ti sillte asaj bukuria e rrallë? Po mrekullia e një dashurie të madhe, të fshehtë, të shenjtë, të zjarrtë e ... pa të ardhme?...
Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.
Mësuesi më i njohur i misticizmit, që e bëri meditimin të famshëm ndërkombëtarisht, në "Kryesorja është te Jesh", shpjegon se të gjithë njerëzit mund të dashurohen, por në fillim duhet të njohin veten.
Kushdo që dëshiron të ecë në rrugën e së vërtetës duhet të jetë në mënyrë të pashmangshme optimist sepse ky është udhëtimi më i madh i jetës së njeriut! Askush nuk ka ngjitur ndonjëherë majë më të lartë se ata që kanë nisur rrugën drejt Vetes.
Fantazia e shkrimtarëve bredh kudo; Ajo e Romain Gary është arratisur në Shqipërinë e kohës së komunizmit dhe, veç personazhit të tij, Mark Matjë që e çon në “Luginën e Shqipeve”, një tjetër personazh është edhe Enver Hoxha. Fituesi dy herë i çmimit Gonkur në Francë na vjen me një fiction tejet zbavitëse dhe të rrallë, përmes shqipërimit goditës të...
Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e një prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane, ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të"
Jeta është tmerrësisht absurde dhe këtu qëndron bukuria e saj. Ajo është qesharake dhe këtu qëndron hareja e saj. Ajo ngjason si një lojë dhe është plotësisht joserioze. Me përjashtim të budallenjve, askush tjetër nuk është serioz.
Në progresion racional ai paraqiti konceptet kryesore psikoanalitike, si dhuna, shoqërimi i lirë dhe libido. Ai shpjegon meganizmat sesi funksionon mendja njerëzore. Kjo është një nga veprat e mëdha të frojdit prandaj duhet të përgatitesh për ta lexuar më shumë se një herë për shkak të gjuhës së ndërlikuar figurative të Freud të gërsheton letërsinë,...
Po pse atëherë të sulmohet Marksi? Pavarësisht nga meritat e tij, unë besoj se Marksi ishte një profet i rremë.
Në këtë libër me dy vëllime burri i shtetit analizon pikërisht kohën e një vendi që e bëri superfuqi Britaninë e Madhe dhe projektimin e të ardhmes së saj si fuqi globale. Për të gjithë ata që duan të njohin këtë vend, "Britania në kohët e reja" është një libër i pashmangshëm
Të jepesh do të thotë t'i jepesh jetës, t'i jepesh burimit, prej të cilit kemi ardhur dhe ku, dikur, do të ktheheni. Ju jeni si vala në oqean: ju dilni nga oqeani dhe ktheheni në oqean. Është e natyrshme se, çfarë mund të bëjë tjetër vala?
Ngriti kokën që të vështronte sytë e tij të kaltër të errët, që ndriçonin një fytyrë të mirë dhe të dashur, e cila me kalimin e viteve po i pëlqente gjithnjë e më tepër
Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit.
"Ta pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha frikave, është guxim. Frikat janë aty, por në qoftë se ju vazhdoni t'i pranoni sfidat vazhdimisht, gradualisht ato frika zhduken. "
Dikur gazetare shumë e njohur, kurse tani nënë e katër femijëve. Indiana Tejlor ëndërron të kthehet te puna e saj më e dashur, por i shoqi është rreptësisht kundër planeve të saj.