Kërko më tej
Subcategories
Bill Thigpen, autor dhe producent i një programi shumë të suksesshëm ditor, ishte kaq i zënë duke u marrë me shkëlqimin e karrierës sa nuk e kuptoi që martesa po i shkonte drejt shkatërrimit.
Interesi mendor i fëmijës për enigmat e seksit dhe dëshira e tij për një njohje seksuale shfaqen në një moshë pabesueshmërisht të hershme.
Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja.
Revolucioni është i suksesshëm kur ai zhvillohet në mënyrë të pavullnetshme sepse kur është i vullnetshëm ai i imponon idetë e tij tek te tjerët
E re, e pafajshme dhe me bukuri të habitshme, Crystal Wyatt, ishte një e dëbuar, e cilia urrehej dhe zilepsej nga të gjithë, por jo nga i ati i saj i përkushtuar, me të cilin ndante një dashuri të thellë për fermën e tyre të largët në Kaliforni.
Vepra ku Sartri doli me shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar: Ferri janë të tjerët! Tre shpirtra të mallkuar, Garcin, Inès, dhe Estelle, janë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz. Ata të gjithë prisnin tortura të tmerrshme për t'u ndëshkuar në përjetësi, por ndërkohë gjejnë një dhomë të modeluar në stilin e perandorisë...
Njerëzimi nuk ka qenë kurrë në një situatë të tillë. Pa arritur ndonjë nivel më të lartë të zemërgjerësisë dhe duke mos përdorur një udhëheqje më të urtë, njerëzit për herë të parë morën në duar të tilla armë, me ndihmën e të cilave mund të zhdukin pa u gabuar gjithë njerëzimin.
Libri i parë i serisë së djemve, "Thjesht fqinjë" na prezanton me Mel Fuller. Mel është një vajzë periferie, e cila zhvendoset në Nju Jork ku punon si kolumniste e lajmeve rozë, por me një ëndërr: raportimin e historive të rëndësishme.
Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe...
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
Etja për udhëtime është historia e Audrey Driscoll. E mbetur jetime që në moshë të njomë, Audrey u rrit duke u përkujdesur për gjyshin milioner dhe ekscentrik, si dhe për motrën e saj më të vogël Annabelle, e cila pretendonte se Audrey do të ishte gjithmonë e gatshme për ta.
Karl Jung mendonte se përveç të pandërgjegjshmes individuale, që përbëhet nga mendimet dhe kujtimet e shtypura, ekziston gjithashtu edhe e pandërgjegjshmja kolektive, e cila është e përbashkët për të gjithë njerëzit.
Pasuria misterioze që fati i cakton bonjakut Pip, hedhja poshtë me mendjemadhësi e miqve të vjetër, brengat dhe vuajtjet që shënojnë udhën e ekzistencës së tij drejt pjekurisë së vetëdijshme, përbëjnë themelin e një rrëfimi ku ndjenja e fajit dhe e dhunës themelohen me shenja groteske, në sajë të të cilave komedia merr ngjyrime therëse dhe mizore.
Herën e dytë gjithçka u zhvillua ndryshe. Pasioni i tyre nuk u shua aspak dhe nuk e humbi forcën, por nëse herën e parë të kujtonte flakën e vrullshme e të ndritshme të një fishekzjarri, tashmë ajo ishte një flakë e shtruar dhe e fuqishme, në sprovën e së cilës kaliteshin e shkriheshin ngadalë trupat e tyre, kurse shpirtrat shndërroheshin në një të vetëm.
Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të ineresohet në literaturën e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në atë masë që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore. Vetëm pak mendimtarë janë interesuar deri në thellësi për...
Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë.
Njerëzimi nuk ka qenë kurrë në një situatë të tillë. Pa arritur ndonjë nivel më të lartë të zemërgjerësisë dhe duke mos përdorur një udhëheqje më të urtë, njerëzit për herë të parë morën në duar të tilla armë, me ndihmën e të cilave mund të zhdukin pa u gabuar gjithë njerëzimin.
Njeriu është krijesa më e përsosur dhe qënia më e evoluar e kësaj Toke. Asnjë zog nuk mund të këndojë këngën e tij: muzika e tij është veçse një zhurmë, edhe pse e bukur duke qenë frut i pafajësisë së tij. Ndërsa ti mund të këndosh këngë shumë më të bukura, të pasura me domethënie. Por njerëzit pyesin gjithmonë : "Çfarë kam unë për të dhënë?"
Nga dhoma e Kezias nuk vinte as zhurma më e vogël. S'kishte as dhjetë minuta që ishte shtrirë në divan, por ndihej tepër i tensionuar dhe nervoz për të marrë një sy gjumë. Ishte sikur të kishte folur, biseduar, diskutuar ditë të tëra.
Nëse lëviz drejt meditimit, ndjeshmëria dhe dashuria do të vijnë automatikisht, në mënyrën e tyre. Dashuria e ndjek meditimin si një hije. Nuk ka nevojë të shqetësoheni. Ju e zgjidhni vetë rrugën tuaj.
Xheremia Thërston ka krijuar i vetëm një perandori financiare, duke u bërë një prej njerëzve më të pasur të Amerikës. Kur martohet me Kamilën, një vajzë shumë e re dhe tepër joshëse, ai nuk kërkon vetëm dashurinë, por edhe një grua, me të cilën të ngrejë një dinasti të madhe e të fuqishme.
Ky është një nga librat më të mirë për historinë e antikitetit, ku ngjarjet dhe personalitetet vijnë në një optikë të re, nga dy prej historianëve më autoritarë në ditët tona
Vendosur në Lankashir, zemra e një sistemi fabrikash deri diku të reja, rrëfenja është portretizim i industrisë së mesit të shekullit të XIX - të të Anglisë. Dikensi komenton regjimin e ashpër dhe rutinën mekanike që zbatohen me forcë mbi punëtorët dhe shtresat e tjera të shoqërisë nga Revolucioni Industrial.
Kësaj radhe nga Danielle Steel vjen një roman frymëzues dhe i ngrohtë rreth një nëne dhe vajzës së saj që përballen me sfida, me lumturi dhe që kapërcejnë tragjedinë duke ruajtur në dukje një jetë të përsosur
Sa keq une u zhvesha ne banje dhe, kur tu afrova, ti ishe I kuq flake, nuk te kujtohet? Madje te thash: Shikoje pjeshken time. Nuk te kujtohet qe deshe te shuanim driten dhe beme dashuri ne erresire? Kjo gje mu duk mjaft e sjellshme dhe e respektueshme nga ana jote. Nuk te kujtohet fare?
Ky libër i burrit të shquar të shtetit anglez, Winston S. Churchill (1874-1965) që del për herë të parë në gjuhën shqipe, përbën pjesën e parë të veprës së tij madhore, "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485,atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.
Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi. Si mund ta njohësh ti atë grua? Si mund ta njohësh ti atë burrë? Janë procese, nuk janë gjëra. Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe.