Alfred Adler FNK0027
Libër i ri
Shumica e njerëzve krenohet se zotëron në kulm aftësinë për ta njohur natyrën e njeriut dhe do të fyhej nëse dikush do të vinte në dyshim kompetencën e saj në këtë fushë, duke propozuar që njohuritë e saj të verifikohen në praktikë.
Ky libër nuk është më në stok
Si rregull ata që duan ta kuptojnë seriozisht natyrën e njeriut e mësojnë sa vlejnë në të vërtetë njerëzit e tjerë nëpërmjet bashkëpërjetimit ose gjatë krizave jetësore vetjake, ose duke vëzhguar krizat e të tjerëve dhe duke e identifikuar veten me ta. Studimi i natyrës së njeriut mund të quhet art, në dispozicion të të cilit janë shumë instrumente. Qëllimi i tij kryesor duhet të jetë zgjerimi i njohurive tona për njerëzit, domethënë ai duhet të na japë mundësinë për t'u bërë natyra më të mira, më të plota, më të pastra.
| Faqe | 264 |
| ISBN | 978-99956-86-14-7 |
| Redaktori | Rexhep Hida |
| Viti i Botimit | 2010 |
| Vendodhja | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Fatmir M. Dibra |
"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj.
Psikologjia individuale e Adlerit është nga veprat më të njohura në psikologjinë e sotme. Teoria e tij e famshme për personalitetin dhe studimet e tjera për personalitetin dhe studimet e tjera të kryera në psikologji, kanë sjellë ndryshime rrënjësore në mendimin e kësaj shkence
Në jetën shoqërore të njerëzve të shëndoshë dhe neurotikë, si faktor nxitës duhet të përmendim faktin themelor të 'ndjenjës së inferioritetit', si dhe kërkesën e brendshme për formulimin e qëllimit dhe për rritjen e ndjenjës së personalitetit,- thekson Adler.