Të jepesh do të thotë t'i jepesh jetës, t'i jepesh burimit, prej të cilit kemi ardhur dhe ku, dikur, do të ktheheni. Ju jeni si vala në oqean: ju dilni nga oqeani dhe ktheheni në oqean. Është e natyrshme se, çfarë mund të bëjë tjetër vala?
Duke kapërcyer në mes të së kaluarës dhe të së tashmes, romani “Muzikë shpirti” është një histori lëvizëse e një gruaje në kërkim të forcës për të kapur kohën dhe për të gjetur vetveten përgjatë jetës. Carpe diem
Nastradin Hoxha është një prej personazheve të dashur komedianë jo vetëm në Turqi, por edhe në të gjithë Lindjen e Afërme dhe tashmë lavdia e tij është përhapur në shumë vende të botës.
Në këtë roman, Danielle Steel bën një përshkrim të fuqishëm të familjeve të ndara, jetëve të shkatërruara dhe një kombi të mbërthyer nga paragjykimet gjatë një episodi të turpshëm në historinë amerikane.
Qëndruan të trishtuar pa ia ndarë sytë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë. Pastaj, pa thënë as edhe një fjalë, ai u përkul tek ajo dhe pasi e mori fytyrën e saj me ëmbëlsi në pëllëmbët e veta, e puthi.
Ky libër i shkruar nga autori maltez Immanuel Mifsud ka fituar çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2011. Gjithçka ndërtohet bazuar mbi kujtimet që shkakton një ditar, i shkruar nga i ati teksa udhëton në Itali me të birin
Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar - thotë Osho.
Një roman i fuqishëm nga autorja bestselling e New York Times, Danielle Steel. Libri për vajzën e ambasadorit të SHBS-së, e cila është rrëmbyer. Një ish-agjent i fshehtë i vjen, duke shpëtuar jetën e saj në më shumë sesa një mënyrë.
Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë.
Në botë ka vetëm një energji dhe ajo është energjia e seksit. Madje edhe nëse Zoti ka krijuar diçka, atë e ka bërë me ndihmën e seksit. Fëmija, jeta lindin falë seksit.
O vetmi! Ti, atdheu im, vetmi. Nga bota e akullt e qetësisë vjen kënga e mërzisë. Zarathustra këndon këngën e mbrëmjes, këngën e natës së fundit, këngën për kthimin e përhershëm.
Në një ditë të ngrohtë qershori, një grua nga Çikago zbret nga autobusi në një qytet të vogël. Nuk ka ndërmend të qëndrojë, është thjesht kalimthi. Gjithsesi, ndalesa e saj në këtë qytet e ka një arsye dhe është pjesë e një historie që nuk do ta harroni kurrë.
Në nëntor 1962, një tregim tronditi Bashkimin Sovjetik. Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç, romani klasik i Aleksandër Solzhenicinit u publikua afro pesëdhjetë e një vjet më parë. Një tregim i shkurtër dhe i thjeshtë mbi një të burgosur që po përpiqet të mbijetojë në Gulag - sistemi sovjetik i kampeve të punës - tashmë shihet si një nga librat më të...
Dashuria vihet gjithmonë në sprovë; sidomos në çiftet ku ka në mes bukur dhe para. E tillë është historia e Rafaelës, vajza e një bankieri europian, e cila jepet marrëzisht pas financierit amerikan John Henry Phillips. Por, çfarë ndodh me Rafaelën dhe pasionet e saj kur bashkëshorti paralizohet përjetësisht?!
Shtepia botuese Fan Noli sjell ne shqip nje nga veprat me te rendesishme te Albert Kamyse, perkthyer nga pedagogia e gjuhes frenge, Saverina Pasho
Eseja “Njeriu i revoltuar” u botua në vitin 1951 dhe ngjalli shumë polemika; madje, krijoi një hendek të thellë mes Kamysë dhe Sartrit për shumë kohë. Në këtë ese, Kamy tregohet syçelë në raport me ideologjinë marksiste dhe zbatimin e saj në Rusinë sovjetike, si dhe më i drejtpërdrejtë e objektim për zhvillimet e botës moderne.
Njeriu nuk është një fije letër e bardhë, në të cilën kultura mund të shkruajë tekstin e vet; ai është një gjallesë e ngarkuar me energji dhe e ndërtuar në një mënyrë të caktuar, që, duke u përshtatur, reagon në mënyrën specifike dhe të caktuar lidhur me kushtet e jashtme.
Ky është një botim special i Amnesty International, i realizuar falë kontributit të aktores së madhe dhe aktivistes për të drejtat e njeriut Angelina Jolie dhe Geraldine Van Bueren. Ky libër shpjegon të drejtat tuaja. Nxjerr në pah punën e madhe të aktivistëve të rinj në mbarë botën. Dhe ju jep istrumente për të kuptuar ligjin, për të ndërmarrë veprime...
Pas një tragjedie, jeta vazhdon dhe shpirti shërohet, por gjithsesi nuk mund të jetë kurrë njëlloj.
Bukuroshja Samanta Tejlor, në pamje të parë një femër e lumtur dhe e suksesshme, në të vërtetë është e brengosur, duke përjetuar thellë dhimbjen e ndarjes me burrin, që e çon në një shembje të papritur të gjithçkaje që dukej e patundur.
“Paqe dhe Luftë midis Kombeve” është një prej veprave më të plota të shkruara ndonjëherë nga një njeri i vetëm rreth marrëdhënieve ndërkombëtare.
- Agronom jeni? - Jo, teknik tokash. - Mirë, po... pse banoni atje?
Historia e këtij romani rrok mjeshtrisht temën e guximit, miqësisë dhe të fatit, teksa dy familje përballen me sfidat e luftës ... Një roman i shpresës dhe sakrificës, i tragjedisë, sfidës dhe rilindjes. Është një kronikë e shkëlqyer familjare që shpaloset përgjatë gjysmë shekulli - një vepër mjeshtrore nga një prej shkrimtareve tona më të dashura që...