Aleksandr Solzenicyn FNK0042
Libër i ri
Në nëntor 1962, një tregim tronditi Bashkimin Sovjetik. Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç, romani klasik i Aleksandër Solzhenicinit u publikua afro pesëdhjetë e një vjet më parë. Një tregim i shkurtër dhe i thjeshtë mbi një të burgosur që po përpiqet të mbijetojë në Gulag - sistemi sovjetik i kampeve të punës - tashmë shihet si një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë.
Ky libër nuk është më në stok
Qe ende errësirë, megjithëse drita e jeshiltë po shkëlqente në lindje. Një puhi e hollë dhe hileqare po frynte nga i njëjti drejtim. Nuk ka çast më të keq sesa ai kur del për marshimin drejt punës në mëngjes. Në errësirë, të ftohtë ngrirës, me stomak të uritur dhe me të gjithë ditën përpara. Këtu humben fuqinë për të folur Fragment Aleksandër Solzhenicin përshkroi një ditë në jetën e një të burgosuri, Ivan Denisoviç Shukhov. Personazhi qe imagjinar. Por qenë miliona si ai - qytetarë të pafajshëm, të cilët, si edhe vetë Solzhenicini, qenë dërguar në Gulag gjatë valës së terrorit të Jozef Stalinit. Censura dhe frika pati ndaluar çdo informacion mbi të vërtetën se çfarë ndodhte në kampe, por kjo histori ia doli të shtypet. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike nuk qe më kurrë i njëjtë pas botimit. "Ne qemë absolutisht të izoluar nga informacioni dhe ai filloi të hapë sytë tona", kujton shkrimtari dhe gazetari Vitali Korotiç. Jeta nëpër kampe qe diçka e tillë "qe e pamundur edhe të mendoje për të", thotë ai. "Unë lexova dhe rilexova librin dhe thjesht mendova se sa i guximshëm ishte ai. Ne kishim shumë shkrimtarë, por nuk kishim pasur kurrë një shkrimtar të tillë me kurajë". Ishte udhëheqësi sovjetik, Nikita Krushov, i cili urdhëroi publikimin e romanit të shkurtër të Solzhenicinit gati një dekadë pas vdekjes së Stalinit. "Pasi u publikua, qe i pamundur që të ndalohej", rikujton Korotiç. Menjëherë filluan shumë publikime ilegale. Shumë njerëz që patën qenë nëpër burgje filluan të kujtojnë se çfarë kishte ndodhur."
| Faqe | 220 |
| ISBN | 978-9928-203-07-6 |
| Redaktori | Jorgji Doksani |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Nikolla Sudar |
- Agronom jeni? - Jo, teknik tokash. - Mirë, po... pse banoni atje?
Një tjetër kryevepër e Aleksandër Solzhenjicin vjen në gjuhën shqipe: Shtëpia e Matrionës, një histori e madhe, e rrëfyer thjeshtë në një fshat rus. Jeta e një të dënuari që sapo del nga burgjet dhe e fillon jetën në një shtëpi të vogël me qira. Një ngjarje me simbolikë të madhe në Rusinë kur sapo Stalini ishte ndarë nga jeta
"Arkipelagu Gulag" është kryevepra e Solzhenicinit. Një paraqitje shumëplanëshe e kampeve, burgjeve, qendrave transit dhe e policisë së fshehtë; e informatorëve, spiunëve dhe e hetuesve, por gjithashtu edhe e heroizmit; një botë antistaliniste në zemrën e Bashkimit Sovjetik, ku çelësi për të mbijetuar nuk gjendet te shpresa, por te dëshpërimi.
Romani Rrota e kuqe ka 10 vëllime, të cilave Aleksandër Sollzhenicin i kushtoi plot 20 vjet krijimtari në periudhën 1971-1991. Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizohen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi; dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror. Është një sagë historikë në rrënjët e së cilës gjenden...
Romani Rrota e kuqe ka 10 vëllime, të cilave Aleksandër Sollzhenicin i kushtoi plot 20 vjet krijimtari në periudhën 1971-1991. Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizohen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi; dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror. Është një sagë historikë në rrënjët e së cilës gjenden...
Shtepia Botuese Fan Noli hedh ne qarkullim vellimin e trete te nje prej sagave me tmerruese te krimeve te komunizmit rus, - te rrefyera nga Sollzhenicini, deshmitar i ngjarjeve qe tronditen boten
Shtepia botuese Fan Noli sjell te plote ne tre vellime sagen tragjike Arkipelagu Gulag, i cili kosiderohet si “investigimi letrar” me i plote per krimet e Stalinit ne Bashkimin Sovjetik
I rilexuar sot, rreth pesëdhjetë vjet mbasi është shkruar, ky roman godet në një shënjestër shumë të gjerë, të pakufizuar as në hapësirë as në kohë.