Romani Qielli në manaferra, nga autorja është përshkruar si roman në tregime. Këto tregime përbëhen nga më shumë pjesë dhe ngjarje që bëhen të vërteta si pika që bien në qendrën, së pari në zemrën e narracionit, pa hyrje ose shpjegim.
Nga karakteri i tyre përkufizimet për "qytetin" mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët dhe pikërisht atë që qyteti përfaqëson në vetvete (të paktën realisht) një vendbanim të mbyllur dhe jo një apo disa shtëpi të vendosura larg njëra-tjetrës.
Qytetet dhe rrugët, pa njerëz, vërtet të trembin, sepse padashje skicohen si humnera të harruara, në copa sheshesh, nuk dihet se nga cila kohë. E qielli i pastër, habitshëm, mundëson cicërimat e zogjëve, që lajmëtojnë se përsëri ka mbërri pranvera... Po, pra sërish ka ardhun pranvera... Cicërimat e munguara ndër kaq mote, janë kaq të pranshme, në...
-Oh, sa mire, Tanja… Qendruan te shtrire keshtu deri ne agim. Ajo u kujtua se duhej te largohej fshehurazi qe askush te mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit qe afrohej me shpejtesi! -Nuk ...
"Ta pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha frikave, është guxim. Frikat janë aty, por në qoftë se ju vazhdoni t'i pranoni sfidat vazhdimisht, gradualisht ato frika zhduken. "
Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
Çan Pao Y ishte dërguar nga Kina për të montuar antenat e Radio Televizionit Shqiptar. Por ai u aksidentuar dhe humbi jetën në krye të detyrës, pikërisht në majën më të lartë të malit të Dajtit, ku po montonte repetitorin. Kjo fabul, është marrë nga shkrimtari Ermir Nika për tu kthyer në një roman.
Përkthimi i Proust është gjithmonë një punë e papërkryer, që synon të sjellë atë kompleksitet dhe pasuri të jashtëzakonshme të veprës së tij, ku frazat dhe fjalitë ngjasonin me labirinte, prej së cilës vetëm përmes Fillit të Arianës mund të dalësh
Ky roman eksploron fuqinë brenda botës femërore për të realizuar vetveten. Ndonëse vjen në një kohë të vështirë, Tana Roberts arrin të mbyllë rrethin e plotë të jetës së saj. Por, si e bën të mundur?
Romani Rrota e kuqe ka 10 vëllime, të cilave Aleksandër Sollzhenicin i kushtoi plot 20 vjet krijimtari në periudhën 1971-1991. Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizohen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi; dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror. Është një sagë historikë në rrënjët e së cilës gjenden...
Romani Rrota e kuqe ka 10 vëllime, të cilave Aleksandër Sollzhenicin i kushtoi plot 20 vjet krijimtari në periudhën 1971-1991. Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizohen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi; dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror. Është një sagë historikë në rrënjët e së cilës gjenden...
Fati nuk i do ata që i kanë të gjitha. Si partnere në një nga firmat më prestigjioze të avokatisë në Nju Jork, Aleksandra Parker ia del me shumë vështirësi të balancojë karrierën dhe jetën personale, me bashkëshortin dhe një djalë trevjeçar, të cilin e lindi në moshën 40-vjeçare.
Nëse lëviz drejt meditimit, ndjeshmëria dhe dashuria do të vijnë automatikisht, në mënyrën e tyre. Dashuria e ndjek meditimin si një hije. Nuk ka nevojë të shqetësoheni. Ju e zgjidhni vetë rrugën tuaj.
Herën e dytë gjithçka u zhvillua ndryshe. Pasioni i tyre nuk u shua aspak dhe nuk e humbi forcën, por nëse herën e parë të kujtonte flakën e vrullshme e të ndritshme të një fishekzjarri, tashmë ajo ishte një flakë e shtruar dhe e fuqishme, në sprovën e së cilës kaliteshin e shkriheshin ngadalë trupat e tyre, kurse shpirtrat shndërroheshin në një të vetëm.
Ruleta është një metaforë e shoqërisë kroate dhe e jetës njerëzore, një rreth pa vendndodhje dhe pa logjikë, që përmbledh përbuzjen, shpresën, zhgënjimin, indinjatën dhe dënesën e kotë për të mundur të pavërtetën dhe fatin personal, - shkruanë autorja.
Keshilla per njerez te shendetshem, të cilat janë të bazuara në prova shkencore te indekseve te ndryshme
Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII.
Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të ineresohet në literaturën e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në atë masë që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore. Vetëm pak mendimtarë janë interesuar deri në thellësi për...
Vështrojeni realitetin në sy! E vetmja mënyrë për të soditur realitetin është të jetoni nga çasti në çast me ritëm të plotë, në mënyrë sa më intensive.
Ky është udhërrëfyesi më i plotë i mënyrës së shendetshme të jetës që na ka lënë prej mijëra vjetës shkenca vedike. Përmes tij do të mësoni sekretet e trrupit dhe mënyrën e shërimit të tij përmes teknikave tërësisht natyrale. Ekspertët pohojnë se nëse dikush i përvetëson njohuritë e këtij libri mundet që të jetojnë mbi 100 vjet pa probleme.
Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.
Një shoqëri e mbyllur i ngjan një kopeje ose një fisi që është një njësi gjysmë organike
Po pse atëherë të sulmohet Marksi? Pavarësisht nga meritat e tij, unë besoj se Marksi ishte një profet i rremë.
Me gjuhë të zgjedhur, me një sintaksë që tirret lehtësisht, me fjali e fraza që shkasin dhe shkojnë butë e ëmbël te kuptimësitë që mëtojnë të shprehin. Vende-vende, jo si qëllim në vete, proza e Fatmira Aliajt merr ngjyrat e poezisë, gjithmonë duke i mbetur rreptësisht besnike të shprehurit në prozë.
Pasuria misterioze që fati i cakton bonjakut Pip, hedhja poshtë me mendjemadhësi e miqve të vjetër, brengat dhe vuajtjet që shënojnë udhën e ekzistencës së tij drejt pjekurisë së vetëdijshme, përbëjnë themelin e një rrëfimi ku ndjenja e fajit dhe e dhunës themelohen me shenja groteske, në sajë të të cilave komedia merr ngjyrime therëse dhe mizore.
Në Gadishullin Ballkanik ekziston një popull, i cili nuk ka jetuar për veten e tij, por roli i të cilit nëpërmjet shekujve ka qenë furnizimi pa pushim i kombeve fqinj me lëndë njerëzore.
Xheremia Thërston ka krijuar i vetëm një perandori financiare, duke u bërë një prej njerëzve më të pasur të Amerikës. Kur martohet me Kamilën, një vajzë shumë e re dhe tepër joshëse, ai nuk kërkon vetëm dashurinë, por edhe një grua, me të cilën të ngrejë një dinasti të madhe e të fuqishme.
Një tjetër kryevepër e Aleksandër Solzhenjicin vjen në gjuhën shqipe: Shtëpia e Matrionës, një histori e madhe, e rrëfyer thjeshtë në një fshat rus. Jeta e një të dënuari që sapo del nga burgjet dhe e fillon jetën në një shtëpi të vogël me qira. Një ngjarje me simbolikë të madhe në Rusinë kur sapo Stalini ishte ndarë nga jeta