Përshkrim i shkurtër Gene Sharp është shumë pak i njohur për amerikanët. Por për shumë dekada, shkrimet e tij praktike mbi luftën pa dhunë, ku vepra më e rëndësishme është "Nga diktatura në demokraci", ka frymëzuar disidentët në të gjithë botën duke përfshirë Burmën, Bosnjën, Estoninë, Zimbabven dhe së fundmi Tunizinë dhe Egjiptin. Ai bën një jetë të qetë në një shtëpi me tulla të kuqe në një lagje të thjeshtë në Boston, SHBA, por për despotët e botës, idetë e tij mund të jenë fatale.
Libri "Nga diktatura në demokraci" u botua fillimisht në Bangkok në vitin 1993 nga Komiteti për Rivendosjen e Demokracisë në Burma në bashkëpunim me Khit Pyaing (Gazeta e Epokës së Re). Librit i janë atribuar suksesi i shumë revolucioneve pa dhunë në katër anët e botës, nga Indonezia në Serbi apo në vendet e botës arabe.