Vëzhgime leksiko - frazeologjike në të folmet e Rrafshit të Dukagjinit Shiko më të madhe

Vezhgime leksiko - frazeologjike ne te folmet e Rrafshit te Dukagjinit

Naim Berisha BEM0056

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me këtë libër synohet që të plotësohet sadopak gama e gjerë e studimeve leksikore për këto të folme, por edhe të jepet kontributi modest në fushën e leksikologjisë shqiptare.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Instituti Albanologjik Prishtinë
ISBN9789951596992

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri me titull “Vëzhgime leksiko-frazeologjike në të folmet e Rrafshit të Dukagjinit”, i Naim Berishës, sjell një korpus të rëndësishëm të leksikut dhe frazeologjisë nga një areal i studiuar mirë në rrafshin dialektologjik edhe nga gjuhëtarë të tjerë, porse leksiku i këtyre trevave tani është marrë në një observim më të plotë e më të detajuar, më tërësor.

Libri ndriçon aspekte të sistemit leksikor të një areali të përcaktuar gjuhësor – të Rrafshit të Dukagjinit, e trajton dhe e analizon jo vetëm leksikun dialektor, po sidomos leksikun krahinor, bashkë me frazeologjinë dialektore e krahinore, shpesh në përballje me leksikun e gjuhës standarde. Trajtimi i lëndës së vjelë është bërë duke marrë për ba¬zë parime e kritere studimi të zba¬tuara me sukses në studimet gjuhësore shqiptare dhe sido¬mos në ato që lidhen me objek¬tin e studimit të këtij libri.

Ky botim është rezultat i një pune të gjatë sistematike në terren, për të grumbulluar e sistemuar, grupuar e tipologjizuar fjalë e frazeologji, duke sjellë, kështu, kontribut me interes për studimet e leksikut dialektor të shqipes dhe në përgjithësi për dialektologjinë leksikore. Materiali gjuhësor është trajtuar në pesë krerë tematikë: Fusha tematike në leksikun e Rrafshit të Dukagjinit, Vështrim leksikor dhe etnolinguistik në leksikun e Rrafshit të Dukagjinit, Vështrim leksiko-semantik në leksikun e Rrafshit të Dukagjinit, Fjalëformimi, Leksiku i rrafshit të Dukagjinit dhe fjalorët dialektorë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe346
ISBN9789951596992
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë