Gabriel Partos BCA050
Libër i ri
Kur lufta filloi, nuk u bë kurrfarë deklarate për shpalljen e saj, dhe kur mbaroi kurrë farë parade për fitoren nuk pati. Kështu citon Gabriel Partos, në librin e tij, një analizë për Luftën e II-të Botërore. Citimi i Partos është kambanë e fortë për kaosin në të cilën gjendet bota sot dhe për shumë pikëpyetje të së nesërmes.
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
Gabriel Partos paraqet një vështrim mbi Luftën e Ftohtë të parë me syrin e Lindjes dhe të Perëndimit. I mbështetur në rreth 200 intervista të zhvilluara për një cikël emisionesh për Shërbimin Botëror të BBC-së, ky libër trajton disa nga temat dhe ngjarjet madhore të dekadave të pasluftës. Duke shfrytëzuar pjesë nga këto intervista, Gabriel Partos u jep mundësi protagonistëve nga Lindja dhe Perëndimi të thonë ato që dinë. Pavarësisht nëse janë vendimmarrës apo viktima të vendimeve, ata shpalosin rrëfime domethënëse mbi përvojat e përjetuara, dhe shumë syresh flasin për herë të parë publikisht. Kjo ndërthurje e fjalës së shkruar me fjalën e folur është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm midis Institutit Mbretëror për Çështjet Ndërkombëtare dhe Shërbimit Botëror të BBC-së.
| Faqe | 293 |
| Redaktori | Margalina Sina |
| Viti i Botimit | 1995 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Stavri Pone |