Cmim i reduktuar! Metoda letrare Shiko më të madhe

Metoda letrare

Agim Vinca BEM0082

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është një sintezë e teorive më kryesore të kësaj kohe. Autori merret me trajtimin e metodave letrare të shekullit XX, nga metoda klasike pozitiviste e deri te ato poststrukturaliste. 

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Libri Shkollor - Prishtinë
Fletët417
ISBN9789951230773

1 120 Lekë

-20%

1 400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori i librit, në mes tjerash, synon t’u japë përgjigje pyetjeve të tilla, si: Ç’është letërsia? Cili është raporti i saj me botën, me autorin, lexuesin? Ç’është teksti letrar dhe si funksionon ai? Ç’është kodi, mesazhi, vlera, kuptimi, receptimi? Në ç’raport qëndron teksti letrar me tekstet tjera, letrare e joletrare, po edhe me normat dhe konvencat kulturore të një kohe? Si krijohet vepra letrare dhe si komunikon ajo nëpër kohë? Ku fillon dhe ku merr fund leximi? Ç’është “vizioni mbi botën” dhe si sendërtohet ai në veprat e shkrimtarëve të mëdhenj? A ka marrë fund njeriu dhe a ka filluar fundi i historisë?

Pas Hyrjes, libri hapet me kapitullin “Mbi nocionin metodë dhe metodologji e studimit të letërsisë”, pastaj vazhdon me kapitujt: “Lansoni dhe metoda historiko-letrare”, “Metoda psikanalitike ose kritika dhe klinika”, “Formalizmi rus”, “Kritika e re anglo-amerikane (New Criticism)”, “Shkolla strukturale e Pragës”, “Kritika fenomenologjike”, “Metoda sociologjike dhe marksiste”, “Strukturalizmi dhe semiologjia” etj.

Ky libër u dedikohet specialistëve të letërsisë, por, falë gjuhës së qartë dhe stilit të rrjedhshëm të autorit, mund të lexohet edhe nga një rreth më i gjerë lexuesish.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët417
ISBN9789951230773
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë