Ben Blushi UE0170
Libër i ri
Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj.
Romani i ri i Blushit është një vepër e mirëfilltë letrare, ku trilli i autorit dhe e vërteta historike janë të lidhura aq fort, sa të bën të besosh se kështu ka ndodhur me të vërtetë në Vlorën e para 600 vjetëve, aq sa të bën të duket që Shekspiri e mori këtë ngjarje në Vlorë dhe vetëm e vendosi në Venedik, sipas variantit të tij.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | UET Press | |
| ISBN | 97899956396000 | |
Stili rrëfimtar, tashmë i njohur i autorit, gjuha e pasur dhe erudicioni i thellë, pa dyshim, e vendosin romanin "Otello, Arapi i Vlorës" në radhën e veprave më të bukura dhe më të arrira të letërsisë shqipe. Ngjarjet shtrihen në vitet 1300-1400 dhe zhvillohen në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe në Vlorë, marrëdhëniet politike e tregtare midis të cilave ishin mjaft intensive për kohën. Sfondi historik është real.
Por, gjetja më origjinale dhe intriga më e pabesueshme e autorit janë personazhet që gjallojnë në libër, të cilat ai i ka marrë nga Shekspiri, nga tragjedia e njohur "Otello, Arapi i Venedikut", në të njëjtët role, por të vendosur në kohë gati 100 vjet më parë se tragjediani i njohur të kishte lindur. Otello, Desdemona, Emilia, Jago, Kasi etj., janë figura të njohura të letërsisë botërore, por që në këtë roman veprojnë jo vetëm në Venedik, por më shumë në Vlorë, në bashkëveprim me shumë figura interesante vlonjate të krijuara nga autori, si mjeku i famshëm Stefan Gjika, trimi lab Andrea, turku pushtues Hamiti etj. Jo vetëm roman historik.
Romani i dytë i Ben Blushit është mbi të gjitha një roman mbi dashurinë. Dhe atje ku ka Otello, Desdemonë e Jago nuk mund të mungojnë xhelozitë, tradhtitë, intrigat, ligësitë, vuajtjet e vrasjet në një shoqëri të zhytur në vese e interesa të paskrupullta. Duket që vendosja e ngjarjeve dhe veprimi i personazheve në brigjet veriore të Mesdheut, në dy qytete të njohur të epokës së Mesjetës, i kanë shërbyer autorit për të shprehur idetë, ndjesitë dhe filozofinë e tij për marrëdhëniet shoqërore-shpirtërore dhe tiparet themelore të kohës, por mbi të gjitha për dashurinë, ndjenja që shpesh përcakton fatin e njeriut dhe ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, jo rrallë edhe për shoqëri e epoka të tëra.
| Faqe | 416 |
| ISBN | 97899956396000 |
| Titulli origjinal | UET Press & MAPO Editions |
| Viti i Botimit | 2011 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Një nga romanet e angazhuara më të suksesshëm, që doli në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2015, që shquhet për sarkazëm dhe fuqi goditëse shprehëse
Pas “Kandidati”, Ben Blushi vazhdon fiction-in politik. KM Kryeministri është romani më i fundit që sapo është hedhur në qarkullim nga Mapo Editions. Në këtë rrëfim vjen historia e kryeministrit që për të fituar zgjedhjet planifikoi një atentat kundër vetvetes. Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e vitit 2021, kur një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me...
Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsisë në këto kohë, kur ritmi dhe stresi i kohës sonë e largojnë lexuesin nga libri aq më tepër nga letërsia.
Më shumë pabarazi ekonomike, më shumë radikalizëm politik, më shumë ekstremizëm fetar (të krishterë dhe myslimanë) më shumë nacionalizëm dhe më pak rëndësi e peshë ndërkombëtare. Përgjithësisht një vend i mërzitshëm pesimistësh. "Ngjarjet e mëdha do të jenë me pakicë", thotë Ben Blushi në librin që mund të lexohet si një "Shqipëria ç'do të bëhet" e ditëve...
Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. Romani i ri i Blushit është një vepër e mirëfilltë letrare, ku...
Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit.
Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.
Romani “Jam mysliman” i Ben Blushit është një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës, ku ...