I ri Historite e cmendura te tiranes - Hard Cover Shiko më të madhe

Historite e cmendura te tiranes - Hard Cover

Ben Blushi BO0781

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër I shkruar me një stil mahnitës, romani “Historitë e çmendura të Tiranës” përshkruan ngjarjet më të jashtëzakonshme që kanë krijuar Tiranën për 400 vjet.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928861702

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Si në një film, në faqet e librit parakalojnë qindra personazhe reale, të cilat vendosen në situata të pabesueshme, duke ndërtuar puse, rrugë, ura, xhami, sheshe, hotele, bulevarde, pallate dhe kioska, si dhe duke shkatërruar godinat e kundërshtarëve të tyre.
Tirana e treguar nga Ben Blushi i ngjan një qyteti magjik, të mbushur me histori të mrekullueshme, të cilat pothuajse nuk njihen. Katër shekujt, që nisin nga dita kur u themelua qyteti, kalojnë me shpejtësinë marramendëse të një udhëtimi që përshkruan zakonet e banorëve të tij, bashkë me historitë sekrete që fshihen pas tyre. Romani i ngjan ecjes në një labirint ngjarjesh fantastike, betejash, dredhish, pushtimesh, bombardimesh dhe kufizimesh të paimagjinueshme që tiranët e ndryshëm i vendosën Tiranës. Duke shpjeguar pse emri i Tiranës vjen nga fjala tiran, romani mund të konsiderohet një histori tiranësh të pamëshirshëm.
Burrat dhe gratë që luftuan për të kontrolluar këtë qytet ishin pashallarë, tregtarë, poetë, piktorë, gazetarë, shkrimtarë, aventurierë, ushtarakë, spekulantë, hoxhallarë, gjeneralë, kryeministra, presidentë, mbretër dhe perandorë, që nga Sulejman pashë Bargjini, Haxhi Et’hem Beu, Esat Toptani, Sadije Toptani, Ahmet Zogu, Benito Mussolini, Enver Hoxha, Hrushovi dhe qindra tiranë më të vegjël, shqiptarë dhe të huaj, që shfaqen në vitrinën e shkëlqyer të këtij libri, i cili është një rrëfim për të gjitha moshat.
Këtë roman Ben Blushi ia ka kushtuar qytetit ku ka lindur, për të cilin janë shkruar më pak libra se për çdo kryeqytet tjetër në botë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe599
ISBN9789928861702
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri