I ri Ferma e kafshëve Shiko më të madhe

Ferma e kafshëve - Pegi

George Orwell A-006264

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ferma e kafshëve është shembulli i përkryer se si ideja e një socializmi sipas volisë së dikujt fillon të hedhë rrënjë për   t’u shndërruar në një diktaturë komuniste.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310491

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

14 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas vitesh të tëra shtypjeje e shfrytëzimi, kafshët e një ferme, të lodhura nga mujshitë e vazhdueshme të qenieve njerëzore, vendosin të ngrenë krye dhe, pasi dëbojnë pronarin, orvaten të krijojnë një rend të ri, të themeluar mbi një koncept utopik barazie.

Megjithatë, shumë shpejt, mes tyre lind një klasë e re burokratësh, derrat, të cilët me dinakërinë, makutërinë dhe egoizmin që i karakterizojnë u imponohen në mënyrë arrogante dhe tiranike kafshëve të tjera më të buta dhe shpirtmira.

Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë çlirimtarë kudo në botë.

Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritjadhe   rënia   e   përgjakshme   e   kafshëve   revolucionare,   dallohen   farat   e   totalitarizmit në sistemet më ideale, si   dhe shpirtrat e shtypësve më të egër teudhëheqësit tanë më karizmatikë.

“Përrallë” e ka quajtur vetë Orwelli, teksa derrat zënë e marrin gjithnjë e më tepër tipare njerëzore, por ndërkaq është një alegori e thellë jo vetëm ndaj sistemit komunist të ish-Bashkimit Sovjetik, por ndaj të gjitha diktaturave njerëzore. Satira e mprehtë oruelliane ndaj totalitarizmit bashkohet me gjeninë krijuese dhe një energji stilistikore që e vendosin “Fermën e kafshëve ” mes veprave më të njohura letrare të shekullit XX.

Nw shekullin XXI, kur besojmë se çdo gjë rreth nesh po zhvillohet dhe të gjitha vendet po ecin përpara, kuptojmë papritmas se ka ende parazitë që është vështirë për t’i hequr qafe. Vendet që kanë pasur mundësi të zhvillohen, kanë kapërcyer sprovën e vështirë për të mos rënë në totalitarizëm.

REVIEWS

Shumë shpejt, libri hyri në imagjinatën politike si një fabul morale që tregoi se edhe idealet më t ë larta shoqërore degradojnë, kur pushteti i egër vijon të flasë me gjuhën e vëllazërisë, dhe kjo sjell zvetënimin e së vërtetës.

The New York Times

Orwell   -i nuk e donte komunizmin, por as kapitalizmin, prandaj “Ferma e kafshëve” u shndërrua në një paralajmërim kundër ndryshimeve politike në vetvete.

The New Yorker

Një klasik i vërtetë dhe i pakohë që flet kaq qartë për natyrën njerëzore.

The Guardian

Ferma e kafshëve mbetet satira më e madhe pwrpara fytyrës së errët të historisë moderne.

Malcom Bradbury

Një përrallë e mençur, plot dhembshuri dhe përndritëse për kohërat që jetojmë. The New York Times

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe126
ISBN9789928310491
Titulli origjinalAnimal farm
V. Bot2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Çunga