I ri Rreziqet e tymosjes ne shtrat Shiko më të madhe

Rreziqet e tymosjes ne shtrat

Mariana Enriquez BO0525

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shkruar në Argjentinën bashkëkohore, me një dashamirësi të madhe për ata që jetojnë në dhimbje, në frikë dhe në harresë, Rreziqet e tymosjes në shtrat është libri më i sofistikuar i Mariana Enriquez-it, dhe më rrëqethësi.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mariana Enriquez është lavdëruar dhe analizuar për tregimet e saj jokonvencionale e socio-politike që lidhen me makabren. Mbushur me adoleshentë të pabindur, shtriga të shtrembëta, fantazma të pastreha dhe gra të uritura, ato kapërcejnë kufirin aspak të lehtë ndërmjet realizmit urban dhe horrorit. Tregimet në këtë përmbledhje janë po aq tmerruese sa ç’janë edhe sociale, duke i mëshuar të pashprehurës – fetishet, sëmundjet, trupi i gruas, ana e errët e historisë njerëzore – me një urgjencë mbërthyese. Një grua është e fiksuar seksualisht me zemrën e njeriut; një bebe e humbur dhe që po kalbet, zvarritet prej oborrit për te dhoma e gjumit; dy vajza adoleshente nuk e lëshojnë dot idhullin e tyre; një lagje e tërë mallkohet me vdekje kur nuk arrin t’i përgjigjet siç duhet një dileme morale.

PERSHTYPJE

“Bota e bukur dhe e tmerrshme e Mariana Enriquez-it, siç shfaqet në librin “Rreziqet e tymosjes në shtrat”, me adoleshentët e trazuar, fantazmat, demonët e kalbur, të pastrehët e trishtuar e të tërbuar të Argjentinës moderne, është zbulimi më entuziazmues që kam bërë prej kohësh në letërsi”.

—Kazuo Ishiguro, The Guardian

“Një përmbledhje e veçantë rrëfimesh gotike argjentinase, të cilat janë finoke dhe lënduese . . . të përfshijnë në mënyrë tinëzare, si rërë thithëse”.

—Kirkus Reviews

“Imagjinata e gjerë e Enriquez-it dhe oreksi i saj i jashtëzakonshëm për skenarë ngjethës, shpeshherë mbërrin në lartësi sublime. Lexuesit aventurierë do të shpërblehen në këto udhëtime drejt makabres”.

—Publishers Weekly

“Letërsia e Mariana Enriquez-it përndiqet nga fantazmat e historisë amerikano-latine të fundshekullit të njëzetë . . . Megjithatë, ngaqë trillimi është kaq i gjallë, përvoja e të qenit brenda botës së saj është e kënaqshme”.

—Francine Prose, New York Review of Books

“Tregime shpirtrash dhe zhdukjesh të cilat trajtojnë misterin e humbjes, përmes rrëfimeve që janë po aq mbërthyese, sa ç’janë edhe rrëqethëse”.

—Chicago Review of Books

“Rreziqet e tymosjes në shtrat e prezanton Enriquez-in si një zë të rëndësishëm letrar. Trillimi i jashtëzakonshëm – dhe jashtëzakonisht ogurzi – i Enriquez-it, është si një lloj reflektimi për kohët e paqarta që jetojmë, ku kufijtë ndërmjet përditshmërisë dhe të pashpjegueshmes, mjegullohen dhe puqen”.

—O: The Oprah Magazine

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Karabolli