Eldon Gjika A-005284
Libër i ri
Monografia Vendi i ciklit filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit , variante, burime, poetikë” e studiuesit Eldon Gjikaj është një mongrafi e shkruar me rreptësi kritike, me fjalë tejet të kursyera, me një gjuhë sa shkencore dhe aq edhe të kuptueshme, larg çdo manierizmi të qëllimshëm për t’i rritur formalisht vlerën punës, me thellësi arsyetimi dhe konkludimi.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Zambaku | |
| ISBN | 9789928156143 | |
Studimi “Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit: variante, burime, poetikë” i studiuesit Eldon Gjikaj, është paraprirë nga të paktën dhjetë vjet kërkime, shprehje e seriozitetit metodologjik në kërkimin shkencor.
Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qëndrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja dhe duke i dhënë përfundimisht punës edhe një rezultat të drejtpërdrejtë filologjik: krahasimin, shqyrtimin kritik dhe stabilizimin e tekstit të ciklit filozofik të poezisë së Lasgush Poradecit. Duke qenë i sigurt në njohjen e temës së zgjedhur, autori i ka shpëtuar kurthit të “qortimit të qortimeve”, që poezia e Lasgush Poradecit i ofron bujarisht, duke iu larguar polemikave me karakter ideologjik.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 176 |
| ISBN | 9789928156143 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |