Imazhet satelitore dhe perdorimi i tyre Shiko më të madhe

Imazhet satelitore dhe perdorimi i tyre

Pal Nikolli, Ismail Kabashi A-008651

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Teksti “Imazhet satelitore dhe përdorimi i tyre” paracaktohet për studentët por mund t’u shërbejë edhe specialistëve të ndryshëm që kanë interesa në fushën e vrojtimit ose të vëzhgimit të informacionit gjeografik në largësi dhe të analizës së tij.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

GEER
ISBN9789928075857

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Materiali është i ndarë në tri kapituj, ku në mënyrë të qartë e metodike dhe me renditje logjike është sistemuar teoria mbi metodologjinë dhe teknologjinë e përfitimit, përpunimit dhe përdorimit të imazheve satelitore.

Në kapitullin e parë sqarohen konceptet themelore të përftimit të imazheve satelitore, duke filluar nga përkufizimi i tij e duke vazhduar me teorinë mbi energjinë elektromagnetike, zbulimin dhe regjistrimin e saj. Vetitë e energjisë elektromagnetike janë trajtuar në funksion të përftimit të imazheve satelitore. Burimi i energjisë për ndijuesit, gjatësia e valëve, mekanizmat bashkëveprues, modelet korresponduese spektrale, bashkëveprimi i energjisë me atmosferën dhe efektet atmosferike, po ashtu janë nëntituj të përpunuar në kapitullin e parë, i cili përfundon me sistemet e skanimit. Pasi jepen të dhëna mbi katër sistemet skanuese: tërthore, gjatësore, të rrumbullakëta dhe anësore,  vazhdohet me sistemet më komplekse multispektrale, ku ndër të tjerash trajtohen edhe sistemet satelitore LandSat dhe NOAA.

Njohuritë mbi platformat dhe sistemet satelitore, por me theks të veçantë mbi përdorimin e tyre për Remote Sensing, paraqesin elemente të përpunuara në kapitullin e dytë. Në fillim të kapitullit është dhënë një shpjegim i hollësishëm mbi të gjitha platformat bashkëkohore me të dhëna mbi lartësinë e ndijimit dhe mënyrën e vrojtimit, të cilat më pas plotësohen me informacione mbi nivelin e ndikimit të kushteve atmosferike dhe pozicionin e tyre. Kapitulli vazhdon me përshkrimin e elementeve të orbitave satelitore, sistemet e ndryshme të pozicionimit satelitor, respektivisht sistemet satelitore që përdoren në ndijimin e largët, ku objekt shqyrtimi janë sistemet satelitore Landsat, SPOT, NOAA-AVHRR, ERS-1 dhe disa satelitë meteorologjikë gjeostacionarë. Kapitulli përfundon me sistemet e sotme kryesore satelitore për vëzhgimin e Tokës.

Në kapitullin e tretë dhe të fundit, në përputhje me metodologjinë e ndijimit të largët, janë trajtuar vetitë dhe mënyrat e përpunimit të imazheve satelitore. Ky kapitull është një ndërthurje e shpjegimit teorik me paraqitjen e metodologjisë praktike të përpunimit të imazheve satelitore për përdorimin e tyre shumëqëllimor. Ai e fillon me një sqarim të mënyrës së përftimit të të dhënave dhe të interpretimit të tyre, pastaj vazhdon me dallimet ndërmjet imazheve satelitore dhe fotografive, respektivisht vrojtimit të dritës së padukshme, krijimit të imazheve satelitore me ngjyra dhe përzierjes së ngjyrave për paraqitje të reflektimit etj. Struktura e imazheve si shumë e qelizave (pikselëve), që me vete bartin vlera të ndryshme të informacionit, karakteristikat e tyre dhe përpunimi deri në nxjerrjen e informacionit tematik janë tema të trajtuara hollësisht në këtë kapitull, i cili është përpunuar në mënyrë të tillë që të ketë përdorim praktik të librit nga të gjithë ekspertët që merren me përpunimin e imazheve satelitore, me nxjerrjen e të dhënave, me analizat hapësinore të të dhënave dhe me përpilimin e hartave të ndryshme tematike. Në këtë kapitull trajtohen edhe disa përdorime praktike të imazheve satelitore.

Për përpilimin e tekstit “Imazhet satelitore dhe përdorimi i tyre”, autorët kanë shfrytëzuar arritjet e institucioneve shqiptare e të huaja, si dhe janë konsultuar me një literaturë të gjerë e bashkëkohore.

Të dhëna

Faqe252
ISBN9789928075857
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë