I ri Zahok Shiko më të madhe

Zahok

Vladimir Medvedev A-004482

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Zahok - Tirani”, kjo dramë-alegorike njerëzore—që trajton një periudhë të trazuar dhe të dhunshme në historinë pas sovjetike të Taxhikistanit—gjatë shpërthimit të luftës civile në fillimin e viteve 1990, konsiderohet si ngjarje letrare në Rusi. Ky roman shpaloset si një polifoni epike, ku shtatë zëra origjinale shkrihen në një simfoni dramatike dhe në pikën më kulmore të romanit, lexuesi duhet të përmbledhë emocionet dhe ankthin dhe me shpresën e dëshpëruar nëse përsonazhet e librit do t’i mbijetojnë atij sistemi absurd jetëngrënësish.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062512

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas vrasjes së burrit të saj, një vejushë ruse së bashku me dy binjakët adoleshentë, duhet të ikin për në Tallhak, një fshat i vogël në kufi me Afganistanin, ku jetojnë të afërmit e të shoqit të ndjerë...

Uria, puna rraskapitëse, xhelozitë dhe armiqësitë ndaj vejushës taxhike dhe sjellja e çuditshme e fshatarëve, e bëjnë të vështirë jetesën e vejushës në këtë fshat.

Por kur në fshat vjen komandant Zuhursho me bandën e tij, jeta bëhet edhe më e padurueshme. Ai shfaqej në publik me veshje ushtarake dhe me një gjarpër të madh rreth qafës, duke imituar Zahokun, tiranin mizor të poemës epike “Shahnameja” të Ferdusit.

Ashtu si idhulli i tij mitologjik, edhe Zuhursho sundon me terror. Ai mbjell lule opiumi në tokat e fshatit, sepse i ka të gjitha lidhjet me kriminelët she trafi kantët e drogës.

Fshatarëve u duhet të përballen me anën e errët të pushtetit ndaj detyrohen shpesh të bëjnë zgjidhje të vështira, që u kushtojnë edhe jetën.

Familja ruse shndërrohet në epiqendrën e terrorit kur Zuhursho vendos të martohet me Zarinën, vajzën e vejushes.

Nga ky akt historia bëhet edhe më tragjike...

VLERESIME

“Zahok” është ndër romanet e rralla sot, që përmban gjithçka në përmasat e duhura: një histori të pasur, një strukturë me shumë ngjyra, zëra origjinalë të personazheve, një gjuhë që të emocionon, një përzierje me finesë të së kaluarës me trillimin. Madje ai tingëllon edhe si një aluzion i eposit iranian nga i cili merr edhe titullin disi misterioz. Romani rrëfen një histori njerëzore të dhunshme, ku “forca e pushtetit të detyron që të heqësh dorë nga idealet, që të sakrifikosh jetën për ata që janë rretheqark teje.., rrëfen një histori që mund të ndodhë në çdo vend dhe në çdo kohë, atje ku ligji nuk egziston.

—Gorki media

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe530
ISBN9789928062512
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArtan Meçi
RomanSagë&Histori