Nikos Kazantzakis BZ0222
Libër i ri
Me romanin Zorba, Nikos Kazantzakis arriti të përjetësonte personalitetin e tij letrar i cili mbetet po kaq i spikatur dhe i paprekshëm edhe sot e gjithë ditën, pas shumë e shumë dekadash.
8 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEMA | |
| ISBN | 9789951817370 | |
Romani i Nikos Kazanxaqis (Nikos Kazantzakis) Zorba përbën një nga veprat më të njohura të shkrimtarit dhe kualifikohet ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, sipas Qendrës Norvegjeze të Librit (2002). Romani u botua fill pas luftës (1946, ribotuar në vitet 1954, 1955, 1957, 1959 dhe, në vijim, shumë herë nga ente të ndryshëm botues), por u shkrua pjesërisht në kohën e pushtimit (1941-1943). Ky roman, i pari shkruar në greqisht nga autori, gjendet në mes të kolanës së romaneve të tij, midis veprave paraprijëse -jo dhe aq të arrira- dhe veprave pasardhëse -plotësisht të suksesshme. Pas krijimit të figurës së Odiseut, udhëtimeve pa fund dhe lektisjeve të tij, në veprën lapidare poetike homonime Odiseu (33.333 vargje), Zorba është, në një farë kuptimi, tërësimi i figurës së grekut tipik bashkëkohor, real, jetësor, simbol i njeriut të vetvetishëm që kërkon të jetojë çdo moment të jetës, duke arritur, kësisoj, amshimin pas vdekjes, mishëron mendësinë popullore greke. Gërshetuar me heroin kinematografik Zorba [interpretuar mjeshtërisht nga Antoni Kuin (Anthony Quinn) tek filmi i famshëm i Hollivudit, Zorba the Greek, 1964] figura romaneske e Kazantzakis është njësuar me grekun e kohërave moderne në kundërvënie me mendësinë dhe qytetërimin antik . Me romanin Zorba, pra, zë fill karriera e mirëfilltë e Zorba ka ekzistuar dhe si figurë reale (Georgios Zorbas), të cilin autori e ka njohur në minierat e linjitit në zonën e Manit të Greqisë dhe është ndikuar shumë nga ai. Pra, Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri. Madje, të parin e kishte sjellë në greqishten e re (bashkë me folkloristin Kakridis), ndërsa Komedinë Hyjnore e kishte përkthyer greqisht.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 335 |
| ISBN | 9789951817370 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Stavri J. Dajo |
| Roman | Sagë&Histori |
Romani Tundimi i fundit, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitit 1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Teza...
Me romanin Zorba, Nikos Kazantzakis arriti të përjetësonte personalitetin e tij letrar i cili mbetet po kaq i spikatur dhe i paprekshëm edhe sot e gjithë ditën, pas shumë e shumë dekadash.
Kapedan Mihali është vepra më e vlerësuar nga kritika botërore te ky autor, për shkak të jetësimit të personazheve që vijnë nga realiteti dhe që nuk vdesin kurrë. Në këtë novelë autori sjell konfliktin greko – turk në ishullin e Kretës. Kryevepra e letërsisë greke “Kapedan Mihali” vjen e plotësuar në shqip, me përkthimin mjeshtror të Enver Ficos
Nga gjigandi i letërsisë moderne greke vijnë përshtypjet nga udhëtimi i tij në Kinë dhe Japoni në vitin 1935.
Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe - Shpirti i tij duhet të përballej me...
Nikos Kazanzakis paraqet një realitet dhe personazhe të cilat janë tipike ballkanike: Ai fshikullon me fjalën therëse edhe klerikët dallkaukë përmes skenave makrabe, por njëherësh shfaq mjeshtri në përshkrimet poetike dhe konstruktet gjuhësore
"Sakrifica jote është me e madhe se imja, o mbret", ia ktheu oshënari. "Si është e mundur? – Po ja, unë bëj fli botën e përkohshme, kurse ti bën fli botën e përjetshme".
Asketika”, traktat i udhakimit të shpirtit human drejt përparimit, nën njësimin e një materializmi të skajshëm dhe idealizmi romantik, ashtu si krejt vepra e tij, gjer te teksti i fundit i tij “Udhëtim në Malin e Shenjtë” (botim Zenit, 2013), përbashkon dy skajet: nisjen e tij kah e përpjeta reale e jetës si dhe përpjekjes spirituale deri në fund të saj.
Një libër mbi përkohshmërinë e mishit dhe përjetësinë e shpirtit, por mbi të gjitha për përjetësinë e letërsisë, të së bukurësqe vjen nga autori i madh i letersise greke Nikos Kazanzaqis. Ky roman u shpall përkthimi më i mirë i vitit 2022 në Panairin e 25-te te Librit te Tiranes.