Nikos Kazantzakis MAK0001
Libër i ri
Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe - Shpirti i tij duhet të përballej me të gjitha shpirtrat e botës, dhe me gjasë, ashtu siç shprehen surrealistët, të gjente korrespondenca...
900 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
ISBN | 9789994319640 | |
“Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jeruzalem, Qipro, More” është pjesë përbërëse e kolanës së shënimeve të udhëtimeve të Nikos Kazantzakit, i cili shprehet se: “Idealja për mua do të ishte tetë muaj udhëtime dhe katër muaj vetmi”.
Një udhëtar shekullor në Kohë dhe në Hapësirë, në rrugëtimin e tij nga Italia deri në More, përshkruan me një mënyrë realiste, por edhe imagjinare çdo vend, duke theksuar se: “Rrugëtimi u jep trajta të reja shqisave, dhe gjëra të thëna me mijëra herë të habisin sikur i sheh për herë të parë...”.
Këto shënime të shtrira në periudhën kohore 1926-1937, na ftojnë të udhëtojmë së bashku me të në këto vende të afërta dhe të largëta njëkohësisht, të udhëtojmë bashkë me veten dhe të ndihemi pse jo një Helenë, një Afërditë... Ndoshta edhe Lindorë, ashtu si shkruan vetë ai, duke e përshkruar atë me një ndjeshmëri dhe thellësi mendimi, aktual edhe në ditët e sotme “Kjo është Lindja, ashtu siç e dashurojmë – e mbushur me dritë, ngjyra, aroma, papastërti dhe hi prej brezave të panumërt që u shfaqën nga baltërat e lumit dhe u thanë si tjegullat nën diell, dhe më pas u kthyen sërish në baltë...
Dhe deri tani është ndarë bashkëpunimi i frikshëm - burrë dhe grua – mbi planetin tonë. Lindori është burri i Europës”. Do të gjejmë veten edhe te shpirti i përvuajtur hebraik duke puthur gurët e lashtë dhe duke u bashkëidentifikuar me racën hebraike.
Sinai i largët në ditët e sotme do të fitonte dimensione të reja brenda nesh dhe Italia e afërt do të shpalosej në një këndvështrim të ri.
FRAGMENT NGA LIBRI
Krijuesi lufton kundër një substance të fortë, të padukshme, e cila ndodhet më lart se ai. Dhe fitimtari më i madh del i humbur; sepse sekreti ynë më i madh - i vetmi që ia vlen të thuhet - mbetet gjithmonë i pathënë. Ai nuk i nënshtrohet asnjëherë kontureve materiale të artit. Çdo fjalë kërkon nga ne një përpjekje të konsiderueshme.
Kundrojmë një pemë të lulëzuar, një hero, një grua, yllin e agimit dhe arrijmë të nxjerrim vetëm një "ah!" të admirueshme. Dhe kur duam që këtë "ah", duke e analizuar, ta kthejmë në mendim, në vepër arti, t'ua transmetojmë njerëzve, ta shpëtojmë nga rrënimi i vetes sonë, atëherë e shohim sesi poshtërohet në fjalë të paturpshme, të lyera plot ajër dhe imagjinatë!
Një natë pashë një ëndërr: Isha përkulur mbi një grumbull letrash dhe shkruaja, shkruaja, shkruaja... Gulçoja si të isha duke ngjitur një mal; luftoja të shpëtoja, të shpëtoja veten, luftoja me fjalët, luftoja t'i zbusja, i ndieja të kërcenin rreth meje të egra, të kundërshtonin si pela. Papritmas, i përkulur siç isha, ndjeva të më përshkonte kokën një vështrim.
I trembur, ngrita sytë dhe pashë: Përpara meje një xhuxh, me mjekër të zezë që prekte tokën, qëndronte, tundte me ngadalë, me mospërfillje, kokën e rëndë dhe më vështronte. I trembur u zhyta sërish në punë, vazhdova të shkruaja. Por vështrimi vazhdonte të shponte tejpërtej kokën time. I ngrita sërish sytë me ngadalë, me frikë, dhe pashë xhuxhin që vetëm tundte kokën me trishtim dhe mospërfillje.
Dhe papritmas, për herë të parë në jetën time, ndjeva neveri në rropullitë e mia, zemërim për këto letra, libra dhe bojëra ku humbisja veten, për luftën time të kobshme për ta mbyllur brenda kontureve të bukurisë shpirtin tim. Kështu, u zgjova me këtë krupë brenda meje. Brenda meje u ngrit një zë i ashpër. Si të ishte ende përpara meje xhuxhi dhe të fliste:
- Jeta jote u tret në eksperimente. Në fundin e çdo rruge qëndron Fitorja dhe pret. Por ti, gjithmonë nxiton, druhesh dhe kthehesh mbrapsht. Turma nuk sheh Sirena, nuk dëgjon këngë në ajër; e verbër, e shurdhët vozit e përkulur në hambarët e tokës. Por më dialektikët, kapitenët, dëgjojnë brenda tyre një Sirenë - shpirtin e tyre - dhe e shkapërderdhin si mbretërit jetën me të. Ç'vlerë tjetër, mendon ti, se ka jeta? Por të mjerët i dëgjojnë Sirenat dhe nuk besojnë, janë plot urtësi dhe drojë, peshojnë Po-në dhe Jo-në me peshore të florinjta gjatë gjithë jetës së tyre. Dhe vdesin. Dhe Zoti, duke mos ditur ku t'i hedhë - që të mos zbukurojnë Ferrin, që të mos ndotin Parajsën - urdhëron t'i varin mes zvetënimit dhe përjetësisë.
- Je i mjerë, dhe më vjen turp të të mbaj me vete!
Unë tunda kokën dhe iu përgjigja:
- Kam arritur deri në fund; dhe në fund të çdo rruge kam gjetur humnerën.
- Ke gjetur paaftësinë tënde për të ecur përpara! Themi humnerë kur nuk mundemi të ndërtojmë ura. Humnera nuk ekziston, fundi nuk ekziston; ekziston vetëm shpirti i njeriut, dhe ai i emërton të gjitha sipas burrërisë apo paburrërisë së tij. Krishti, Buda, Muhameti e gjetën humnerën; por hodhën një urë dhe kaluan. Dhe bashkë me ta kalojnë edhe kopetë njerëzore. Ata janë çobanët. Ata janë heronjtë.
- Dikush bëhet hero nga Zoti, dikush tjetër me luftën e tij të veçantë. Unë po luftoj!
- Hero? Por hero do të thotë disiplinë kundrejt një rregulli më të epërm se personi. Dhe ti ende je i shqetësuar dhe i revoltuar. Nuk mund ta nënshtrosh kaosin brenda teje dhe të krijosh fjalën e plotë. Dhe justifikon veten duke qarë si fëmijë: "Nuk më nxënë format e vjetra!" Por, duke depërtuar në art, do të mund të prekësh kufijtë heroikë, ku do të ketë vend të punojnë dhjetëra shpirtra si yti! Duke kërkuar të vërtetën, qoftë edhe e mjerë e njerëzore, do të mund të nënshtroje forcat fizike, të gjeje dhe të formuloje ligje që të shpërndanin mbi tokë ciklin e lirisë sonë. Madje duke u nisur edhe nga simbolet e rrënuar të fesë, të turresh përpjekjeve të tua, derisa t'u japësh trajtë bashkëkohore pasioneve të përjetshme të Zotit dhe të njeriut.
- Je gabim. Zemra jote nuk njeh mëshirë. Të kam dëgjuar sërish, o zë i urryer, i pamëshirshëm, në çdo udhëkryq ku qëndroja për të zgjedhur drejtimin që do të merrja.
- Gjithnjë do të më dëgjosh në çdo arratisje tënden.
- Nuk jam arratisur kurrë. Gjithmonë eci përpara, duke hequr dorë nga çka kam dashur, duke shqyer zemrën time.
- Deri kur?
- S'e di. Sa të arrij majën time. Atje do të prehem.
- Maja nuk ekziston. Ka vetëm lartësi. Prehje nuk ekziston. E urrej trupin tënd, shpirtin tënd, mendjen tënde. Nuk mundem më, nuk dua më të rrugëtoj me ty.
Ky zë i pamëshirshëm - bashkërrugëtari im Tigri - më shoqëronte, edhe pse më urrente, në të gjitha udhëtimet e mia. Gjithçka e pamë bashkë. Hëngrëm dhe pimë të dy në tryezat e mërgimit, u lënduam të dy, të dy shijuam male, gra, ide.
Dhe kur të ngarkuar me trofe, e të mbushur me plagë, kthehemi në qelinë tonë të freskët, të qetë, në mendjen time ky tigër i heshtur kthehet në gjigant. Atje është strofka e tij. Mbështillet rreth kafkës sime, i fut thonjtë e tij në mendjen time dhe reflektojmë për ato që pamë dhe që kemi ende për të parë.
Gëzohemi të dy që kjo botë, e dukshme dhe e padukshme, është një mister i patjerrshëm; i thellë, i pakuptueshëm, përtej mendjes, dëshirës, sigurisë. Bisedojmë të dy - bashkërrugëtari im Tigri dhe unë - dhe qeshim që jemi kaq të fortë, të dashur dhe të pangopur dhe që sigurisht, një mbrëmje, do të hamë një grusht dhé për t'u ngopur. Dhe kur jemi shumë në qejf ose ndiejmë një pikëllim të padurueshëm, luajmë dhe e bëjmë Zotin t'i psalë, duke u dridhur, himne patetikë njeriut fatkeq.
O Zot, ç'gëzim është ky, të jetosh, të shohësh dhe të luash me Tigrin e madh e të mos kesh frikë! Dhe një mëngjes të ngrihesh dhe të thuash: "Fjalët! Fjalët! Shpëtim tjetër s'ka! S'kam në pushtetin tim veçse 24 ushtarë prej plumbi, do të shpall mobilizimin, do të ngre ushtrinë, do të fitoj mbi vdekjen!"
Dhe e di mirë se vdekjen nuk e mund dot; por vlera e njeriut nuk është Fitorja, është lufta për Fitoren. Dhe di edhe më të vështirën: Nuk është kjo lufta për Fitore. Vlera e njeriut është një e vetme: të jetojë dhe të vdesë me nder, pa pritur shpërblim. Dhe kjo e treta, akoma më e vështira: siguria se nuk ekziston shpërblimi, të të mbushë me gëzim, krenari dhe burrëri.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 334 |
ISBN | 9789994319640 |
Redaktori | Romeo Çollaku |
V. Bot | 2014 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Maklena Nika |
Roman | Autobiografik |
Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën
"Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon...
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Libri më i shitur në histori nga fusha e psikologjisë dhe biznesit – vjen te lexuesi shqiptar i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI.
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e katert dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e trete dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e dyte dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
Romani Tundimi i fundit, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitit 1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Teza...
Me romanin Zorba, Nikos Kazantzakis arriti të përjetësonte personalitetin e tij letrar i cili mbetet po kaq i spikatur dhe i paprekshëm edhe sot e gjithë ditën, pas shumë e shumë dekadash.
Kapedan Mihali është vepra më e vlerësuar nga kritika botërore te ky autor, për shkak të jetësimit të personazheve që vijnë nga realiteti dhe që nuk vdesin kurrë. Në këtë novelë autori sjell konfliktin greko – turk në ishullin e Kretës. Kryevepra e letërsisë greke “Kapedan Mihali” vjen e plotësuar në shqip, me përkthimin mjeshtror të Enver Ficos
Nga gjigandi i letërsisë moderne greke vijnë përshtypjet nga udhëtimi i tij në Kinë dhe Japoni në vitin 1935.
Nikos Kazanzakis paraqet një realitet dhe personazhe të cilat janë tipike ballkanike: Ai fshikullon me fjalën therëse edhe klerikët dallkaukë përmes skenave makrabe, por njëherësh shfaq mjeshtri në përshkrimet poetike dhe konstruktet gjuhësore
"Sakrifica jote është me e madhe se imja, o mbret", ia ktheu oshënari. "Si është e mundur? – Po ja, unë bëj fli botën e përkohshme, kurse ti bën fli botën e përjetshme".