Te mallkuarit e dites se gjashte Shiko më të madhe

Te mallkuarit e dites se gjashte

Valter File BTI0081

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995677121

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ne jemi ndryshe dhe nuk kemi asnjë lidhje me të, nuk i përkasim as kohës dhe as hapësirës së saj. Dhe përsëri nuk kemi si të shpëtojmë nga flligështia dhe mëkati, sepse bota në fjalë është brenda nesh. Ne s`kemi qenë kurrë pjesa e saj, por ama ajo është pjesa jonë. Fragment "Dhe ky breshër, që filloi kaq papritur, vazhdoi, pa ndërprerje tri herë nga gjashtë muaj. Gjashtë muajt e parë rrëzoi gjithçka përtokë dhe e ktheu në copa. Bimë, pemë, ndërtesa dhe gjithçka që kishte krijuar aty dora e njeriut e copëzoi. Gjashte muajt e dytë, çfarë ishte e copëzuar u shtyp dhe u rishtyp nga grushtat e akullt, derisa u kthye në grimca fare të vogla pluhuri. Në këtë pluhur u përzjenë të gjitha dhe askush nuk ishte në gjendje ta kuptonte, nëse aty brenda ishte gruri apo druri, krahu i mizës apo kokrra e grurit, eshtrat e njeriut apo ahkla e lisit. Dhe pas gjashtë muajve të tretë, duart e akullta e gatuan dhe e stërgatuan këtë pluhur në baltë."

Të dhëna

ISBN9789995677121
RedaktoriPiro Misha
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç