Manual Montobbio BPO0016
Libër i ri
Është një simfoni më vete, me pesë lëvizje, përmes së cilave hyjmë në realitetin... dhe përvojën e ngjarjeve të mëdha përcaktuese për Shqipërinë bashkëkohore, individët dhe referuesit e saj kolektivë, si dhe në çështjet dhe dëshirat e mëdha që shqiptarët përballin në botë. Por, pavarësisht nga trajtimi dhe titulli intrigues, kinse një giudë-udhëzues, libri mbetet poetik mbi të gjitha.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Poeteka | |
| ISBN | 9789928410917 | |
Ky botim është fryt i bashkëpunimit mes shtëpisë së njohur botuese spanjolle “Icaria” dhe “Botimeve Poeteka”. Në vendin e tij, Spanjë, autori është emër i njohur, pasi nuk është hera e parë që boton.
Ndërsa për lexuesin në Shqipëri, ky emër përbën befasi, pasi Manuel Montobbion lexuesi shqiptar është mësuar ta shohë zakonisht nën petkun e përfaqësuesit diplomatik, që vetëm pesë vjet më parë themeloi dhe vuri në funksionim shërbim diplomatik të Spanjës në Shqipëri pas viteve ‘90. “Guida poetike e Shqipërisë” (Guía poética de Albania) është ftesë për një rrugëtim nëpër Shqipërinë historike, kulturore dhe gjeografike.
Një rrugëtim në zemrën dhe shpirtin e Shqipërisë, dramës, miteve, universit të saj simbolik. Guida na udhëheq drejt 5 stacioneve: Tirana, Bunkerët, Burrneshat, Erërat e Shqipërisë dhe Qiejt e Shqipërisë.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 124 |
| ISBN | 9789928410917 |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Mira Meksi |