I ri Unë politikani i dështuar Shiko më të madhe

Une politikani i deshtuar

Mitro Çela TO0307

Libër i ri

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN97899928235503

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

MITROJA PËR MITRON

Në vitin 1948, kur Partia e Punës bënte Kongresin e saj të parë, bashkëshortët Çela lindën Mitron, si fëmijën e tyre të 11-të. (Për kureshtarët: në bashkëpunim bënë 13 fëmijë.) Diploma: ekonomist. Zanati: gazetar.

Pse ky devijim? Kur mora diplomën më emëruan në Krujë... Por nuk desh fati... U sëmur Sokol Olldashi. I ftohur, përfundoi në duart e vëllait tim, doktor Polikron Çelës. Në atë mot, Dashnor Mamaqi, gjyshi i Olldashit nga mamaja, ishte kryeredaktor i “Zërit të Popullit”. Llaf e muhabet me vëllain tim dhe unë nisa punën si gazetar. Kuptohet: më shumë duhej doktori për Olldashin sa të rritej, sesa ekonomisti për gazetën!

Pas 16 vjetësh, më vunë drurin nga “ZP”-ja. Më degdisën për edukim. Korrespodent i gazetës “Bashkimi” në Elbasan...

Duke qenë një nga themeluesit e PD-së, 12 dhjetor 1990, domosdo nisa punë në gazetën “RD”. U bëra edhe kryeredaktor, në korrik të vitit 1991. Pata një lajthitje kur shkova në Paris me Sali Berishën për të bërë një kontratë mes “RD”-së dhe “Le Figaro”-s. Doja t’ia fusja “ujët nën rrogoz Berishës”, duke e bërë “RD”-në të pavarur. Por partia ishte vigjilente. Zbuloi komplotin. Me të drejtë, më vunë fshesën. Kjo ndodhi në beharin e vitit 1992.

Ndërkohë, në vitin 1991, u zgjodha deputet i PD-së në Tiranë. Një vit më vonë u bëra deputet në Patos. Në vitin 1996 përsëri deputet liste. Ndenja plot 9 muaj! Nuk kisha ndër mend të largohesha! Na përzunë! Në pranverën e vitit 1997, iu vu dryni parlamentit, sepse shtetin e zunë piramidat.

... Një ditë shëndreu ’98, thashë të bëhem pak Sokrat, d.m.th. të fërkoj hundën për të njohur vetveten! O njerëz të bekuar! U befasova! Ndjeva se në dejtë e mi rridhte gjaku i një politikani të dështuar! Për shahit nuk kisha nevojë: faktet i kisha brenda vetes...

Po më tej? Lexoni librin: “Unë, politikani i dështuar”.

Të dhëna

Faqe288
ISBN97899928235503
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë