I ri Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh Shiko më të madhe

Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh

Edmond Tupe PE0133

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Lulet, frutat dhe perimet janë shkasi më i mirë për t'u thelluar në imagjinatën e përbashkët erotike të gjuhës dhe kombit shqiptar. Në vijim të botimit të mëparshëm, edhe ky libër befason, ngacmon dhe sfidon lexuesit, të cilët i fton për ta bërë pjesë të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm këtë libër xhepi

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228666

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur, jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar, por të përshtatshme vetëm për publikun shqiptar dhe për gjuhën shqipe.

Nëpërmjet këtyre ngjarjeve, autori ka arritur të shpalosë disa shprehi apo gjeste të përhapura të kulturës sonë, i ka vendosur ato në kontekste sa erotike, po aq edhe gazmore apo satirike, duke paraqitur kështu një pjesë të rëndësishme e të lashtë, sa edhe të censuruar, në letrat shqiptare.

Pa dashur të vëmë kufizime për lexueset dhe lexuesit, duhet të theksojmë se ky fjalor, gjithsesi zbavitës, do t’i shijonte më shumë një publiku të rritur, pra, në moshë madhore, dhe, mundësisht, me njëfarë përvoje erotike.

Fragmente nga libri

1) Ndoshta sepse emri “pjeshkë” fillon me germën “p”, me të cilën fillon edhe emri vulgar që shenjon organin në fjalë? Ndoshta sepse pjeshka e ka lëkurën me push? Ndoshta sepse ajo është e butë përbrenda? Ndoshta sepse pjeshka çahje ndahet më dysh me një futje gishti te vendi i bishtit? Ndoshta sepse, pasi i hiqet po aq lehtësisht bërthama, gropëza që kjo lë është bojë vishnje si thellësitë e dëshirueshme të trupit femëror?

Sidoqoftë, pavarësisht se cila mund të jetë përgjigjja më e saktë, kur të rinjtë shohin t’u kalojë pranë ndonjë vajzë e bukur, shtatderdhur dhe sexy, ata i thonë njëri-tjetrit, duke ulur zërin, por, nganjëherë, edhe duke e ngritur enkas, “Shih çfarë pjeshke!” ose “Hajde pjeshkë, hajde!”, dy shprehje këto ku fjala “pjeshkë” mund të interpretohet si një metaforë për personin femëror në tërësi, pra jo vetëm për organin e saj seksual, por, kur veshi të zë, në gojën e njërit prej djemve, shprehjen “Të hëngsha pjeshkën!”, nuk ka më asnjë pikë dyshimi: fjala “pjeshka” ka sërish kuptim metaforik, por, kësaj radhe, ajo shenjon vetëm vendin më intim të femrës që meshkujt e rinj ëndërrojnë të eksplorojnë me gishtin e njëzet e njëtë që natyra u ka falur aq bujarisht.

2) Së fundi, le të ndalemi pak te proverbi “Nuk mbahen dy shalqinj nën një sqetull” dhe të arsyetojmë si vijon: Nëse dy shalqinj nuk mbahen nën një sqetull, as dy gjysma shalqinjsh nuk mbahen po nën një sqetull. Rrjedhimisht dhe, sidomos erotikisht, nëse fjalën “shalqi” e ndajmë në dy pjesë, pra në dy rrokje, dhe marrim gjysmën e parë, “shal(ë)”, i bie që atë mund ta mbajmë nën një sqetull; por, me që femra ka dy shalë, atëherë i bie që dy shalë femre nuk mbahen nën një sqetull mashkulli, kështu që duhen dy sqetulla mashkulli që, në shtrat, ky ta depërtojë femrën që ka poshtë duke ia mbërthyer secilën shalë nën secilën prej sqetullave të tij për ta kryer me sukses të plotë veprimin që përfaqëson rrokja e dytë e fjalës “shalqi”.

 

Të dhëna

Faqe132
ISBN9789928228666
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x21