Dollia – Botim i ri Shiko më të madhe

Dollia – Botim i ri

Sherif Bundo MEP0338

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shkruar dhe përkthyer në katër gjuhë, Manuali për Dollinë i Profesor doktor Sherif Bundos, është dhurata më e bukur për miqtë dhe të dashurit tuaj. E gjeni në të gjitha libraritë e vëndit si dhe mund ta blini online. Lexojeni dhe përdoreni Dollinë që ti bëni akoma më të bukura dhe më emocionale festat tuaja!

Më shumë detaje

1104 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928087461

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mikpritja shqiptare është e veçantë. Kurorëzimi i saj realizohet me një institucion unik, tradicional, të lashtë, klasik dhe modern, që quhet Dolli. Është një kryevepër e ngritjes në piedestal të miqve, të të ftuarëve apo vizitorëve në sofrat shqiptare.

Dollia është kulmi i mikpritjes, gëzimit dhe haresë, që synon lartësimin shpirtëror të të dy palëve, palës pritëse dhe miqve, në një event, gosti, dasëm, ceremonial, apo çdo festim tjetër. Ajo garanton mirëfunksionimin e sofrës dhe nuk lejon shthurjen apo anarkinë në kushtet edhe të përdorimit të alkolit.

Në këtë manual do të gjeni mekanizmin si funksionon ky institucion që do tju udhëheqë të bëheni edhe vetë promotor i dollisë, lider që të udhëhiqni dialogun në një sofër/tryezë, dhe që do të pasurojë shpirtin tuaj.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe93
ISBN9789928087461
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim