I ri Lidhëse Shiko më të madhe

Lidhese

Domenico Starnone BAO0436

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëse jeni në kërkim të kuptimit të martesës dhe lidhje-zgjidhjes së saj në ccift, ky është romani që duhet lexuar. Mes lirisë dhe skllavërisë, lidhja martesore merr forma dhe krijon raporte të jashtëzakonshme. Domenico Starnone na ka dhuruar historinë e një arratie, e një kthimi, historinë e të gjitha dështimeve, të atyre që na duken të pakapërcyeshme dhe të atyre që na shoqërojnë për gjithë jetën.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928029898

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Çfarë lëmë pas, kur braktisim dikë? Shtëpinë, familjen, të shkuarën, idenë e së ardhmes, fotografinë tonë më të keqe të ngulitur në sytë e njeriut që kemi dashur? Na shkon jeta duke thyer vazo e duke ua ngjitur copat, për të gënjyer veten se janë të reja xixë. Përpiqemi të mos e kthejmë shpesh kokën pas, sepse koha e dhënies llogari, është një kohë e çuar dëm, qesharake dhe sfilitëse.

Domenico Starnone ka shkruar një libër tepër emocionues dhe të vërtetë. Një rrëfim me tri zëra për forcat e nëndheshme që mbajnë në jetë martesën, edhe pas shuarjes së dashurisë.

“Nëse ty të ka dalë nga mendja, zotëri i nderuar, po ta kujtoj unë: jam jot shoqe.” Kështu hapet letra që Vanda i shkruan të shoqit, i cili është larguar nga shtëpia, duke e lënë me një barrë pikëpyetjesh pa përgjigje dhe një lëmsh dufi që pret të shpërthejë.

Janë martuar të rinj, në fillim të viteve gjashtëdhjetë, me dëshirën për pavarësi, po pastaj bota rreth tyre ndryshon dhe të pasurit një familje në ngarkim në moshën tridhjetë vjeçare, shihet më tepër si shenjë prapambetjeje, sesa si shenjë pavarësie. Ndaj ai shpërngulet në Romë, i marrosur pas hijeshisë ndjellëse të një vajze të panjohur me të cilën ditët kalohen hareshëm, ndërsa gruaja në Napoli me fëmijët, mat heshtjen që përhapet deri në përçudnim.

Çfarë jemi në gjendje të sakrifikojmë, vetëm e vetëm për të mos u ndier si të zënë në kurth?

Çfarë humbasim kur zgjedhim të kthehemi pas në gjurmët tona?

Pse nuk ka gjë më të skajshme sesa braktisja, e njëkohësisht nuk ka gjë më shtrënguese sesa lidhëset e padukshme, që mbajnë mbërthyer njerëzit me njëri-tjetrin.

Të dhëna

Faqe128
ISBN9789928029898
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMimoza Hysa
RomanPsikologjik