Rruga për në shtëpi Shiko më të madhe

Rruga per ne shtepi

Fabio Volo BD0144

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman që ka të fsheha mes vëllezërve në një familje, - një histori që i ndjek si fantazëm, një histori të përvuajtur dashurie; rrëfen dhimbjen që të copton shpirtin dhe lumturinë që të le pa fjalë. Ata që e kanë shijuar magjinë e rrëfimit të Fabio Volos në librat e tjerë, nuk mund të mos e lënë pa e lexuar edhe këtë roman.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303540

950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Markoja nuk ka zgjedhur kurrë, sepse ka frikë se mos njëra zgjedhje i përjashton gjithë të tjerat. Nuk ia ka vënë veshin kurrë askujt, përveçse vetes. Duket sikur u thotë të gjithëve: “Mund të më doni, por qëndromëni larg.”

Andrea, vëllai i tij i madh, e ka vendosur menjëherë se si duhej të ishte jeta e tij, i ka bërë gjithnjë gjërat ashtu siç duheshin bërë. Është martuar me Danielën, një grua e përkorë dhe elegante. Së bashku do të mund të ishin të përkryer.

Kurse Markoja ka shumë femra, dhe Izabelën. Ajo ka qenë e dashura e tij e parë. Me të ka kaluar netët magjike kur bukuria e zgjat kohën dhe lumturia të shkëput premtime. Por as me të nuk ka arritur kurrë të vendosë, të kuptojë se liria nuk është medoemos mungesë përgjegjësie.

Dhe kështu vazhdon të jetojë pa ngarkesë, pa futur kurrë një marsh, pa bërë një zgjedhje. Vetëm se, herë pas here, jeta që ke mbajtur gjithnjë nën kontroll fillon të bjerë pjesë-pjesë.

Romani i ri i Fabio Volo-s rrëfen historinë e dy vëllezërve; ngjarjet i detyrojnë të afrohen, ta kuptojnë sërish njëri-tjetrin. Rrëfen gjithashtu një të fshehtë të patregueshme familjare që i ndjek si fantazmë. Rrëfen një histori të madhe dhe të përvuajtur dashurie që përshkon vitet dhe, si të gjitha historitë e mëdha të dashurisë, ka të bëjë me gjërat e shkëlqyera dhe me ato të tmerrshme të jetës. Rrëfen dhimbjen që të thyen më dysh dhe lumturinë që të bën të këndosh duke sajuar fjalët. Na bën për të qeshur, na mallëngjen, na emocionon.

                                 

Të dhëna

Faqe380
ISBN9789994303540
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj
RomanRomancë&Pasion