Ne kete set kemi perfshire dy prej librave me te mire te diteve tona per shprehite njerezore: Nese jeni ne kerkim te njohjes se natyres njerezore dhe ndryshimeve qe sjellin rezultat, keto dy libra do t’ju vijne ne ndihme per te kuptuar veten dhe per te permbushur objektivat tuaja.
Elif Shafak dhe Matt Haig jane autoret me te kerkuar ne platformat globale, gje qe eshte reflektuar edhe ne tregun shqiptar. Dy librat e tyre te ardhur se fundi nga shtepite botuese Bota Shqiptare dhe Botart, - jane perzgjedhur ne nje set per lexuesit te cilet kane mundesi qe te kuptojne me mire autoret bestseller te momentit ne bote.
Brianna Wiest është ndër autoret më të vlerësuara sot në botë në fushën e zhvillimit personal. Librat e saj kryesojnë listat globale të shitjeve dhe për këtë arsye ne kemi bërë bashkë në një set dy librat e saj.
Në këtë set kemi sjellë edhe dy libra të tjerë të Colleen Hoover, e konsideruar si mbretëresha e bestseller-it e ditëve tona.
Ne kete set jane permbledhur dy nga librat me te shitur ne bote ne kete moment: “Mbaron me ne” dhe “Fillon me ne” ku na vjen drama e Lili Blumit dhe Atlasit, shkruar nga mbretesha e bestseller-it ne keto momente, Colleen Hoover
David Walliams eshte nder autoret qe lexuesit e vegjel tashme e adhurojne, kudo ne bote, por edhe ne Shqiperi. Duke pare vemendjen e madhe qe merr vepra e tij, ne kete set, ne kemi sjelle dy prej librave te tij qe jane hedhur ne qarkullim kete vit dhe qe i rekomandojme si pjese te leximeve te veres: “Bisha” dhe “Zhuli” jane libra plot aventura dhe...
Lucy Score me romanet e saj ka bere per vete shume lexues ne mbare boten. Bota Shqiptare ka sjelle ne shqip romanet e saj, ku dy prej tyre jane pjese e nje seti per te gjithe lexuesit e pasionuar me kete autore.
Ne kete set kemi sjelle dy prej librave me godites ne fushen e shprehive te perditshme te secilit prej nesh: 7 zakonet e njerezve te suksesshem te Stephen Covey dhe Shprehi atomike te James Clear. Ne jemi produkt i shprehive tona, dhe pikerisht ketu nis edhe rrugetimi yne per te njohur veten dhe potencialin tone
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Polaku Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm,...
Prinderimi po behet gjithnje e me i veshtire, - per faktin se diferencat mes brezave po thellohen gjithnje e me shume, prandaj ata qe po prinderojne kane nevoje qe te lexojne libra ne kete fushe. Librat qe po rekomandojme me siguri qe do te japin nje vlere te shtuar per te gjithe ata qe kane femije te moshes 0-18 vjec, sepse sjellin shkollen e edukimit te...
Per te gjithe ata qe kane lexuar historine e babait te pasur dhe babait te varfer, skemen e levizjes se parave dhe menyren e te berit biznes ne kohen tone, vijne edhe dy libra te tjere: Nje mundesi e dyte dhe Manifesti kapitalist, - dy libra qe vene theksin tek sistemi i edukimit dhe marrja e njohurive te cilat mund te vihen lehtesisht ne praktike dhe na...
Natasha Lester te mrekullon me historite e saj, te vendosura ne kontekste te veshtira te qenies njerezore, ku pasioni dhe dashuria triumfon mbi gjithcka. Sekreret e Parisit dhe Rrobaqepsja e Parisit jane dy romane te cilet ne nje pako jane zgjedhje ideale per dhurata per te gjithe lexuesit qe i duan sagat magjepsese.
Koha që jetojmë ecën dhe ne nuk arrijmë të njohim thelbin e zhvillimeve të epokës tonë, prandaj vlejnë këndvështrimet e thelluara të këtyre tre mendjeve të shquara: Jacques Attali, Pierre-Henry Salfati dhe Iann Bremmer. Vëllimi i parë i këtij seti është një skanim i Perëndimit në të shkuarën e tij dhe i tyri është një lexim i thelluar i globalizimit dhe...
Amazon dhe Nike janë dy prej kompanie ndërkombëtare më të suksesshme në botë, të cilat jo vetëm janë modele për tu ndjekur por janë edhe burim frymëzimi për shkak të historisë së themeluesve të tyre, Jeff Bezos dhe Phil Knight. Për këtë arsye këtë set librash ua kemi dedikuar njerëzve të sipërmarrjes në Shqipëri.
Këto dy thrillera sjellin realitete politike në Uashington dhe Moskë, të cilët kanë bërë për vete me miliona lexues në mbarë botën. Të tillë janë vlerësuar edhe nga lexuesit shqiptarë, prandaj për ata që e pëlqejnë këtë zhanër mik, rekomandojmë setin e mëposhtëm.
Kjo seri me tre vellime e Jessica Townsend ka qene konkurrentja me e forte e series se Harry Potterit dhe tashme, ne shqip permes Mediaprint kane ardhur tre vellime magjike, te cilat ne i rekomandojme per t’i dhuruar ne pako per lexuesit e vegjel qe jane te pasionuar pas fuqise se pamate te fantazise.
Dashuria e lexuesve për Remarkun ka nisurm e këto tre thesare që janë pjesë e këtij seti. Prandaj, këto janë librat e përzgjedhur për ata që duan të futen në botën e këtij shkrimtari të madh: “Harku i triumfit”, “Tre shokët”, Obelisku i zi”.
Mjeshtria dhe gjenia e Rhonda Byrne e ka bërë atë jo vetëm një nga autoret më të lexuara, por edhe një nga 100 personat më me ndikim në botë. Tre librat e saj, “Sekreti”, “Fuqia” dhe “Magjia” janë tri sekrete të fuqishme që presin për tu zbuluar prej jush... Gjithmonë nëse do të shpalosësh vetveten dhe të realizosh ëndërrat e tua.
Seria e Sherbetores eshte trilleri psikologjik me i kerkuari ne te gjithe boten por edhe nga lexuesit shqiptare. I ardhur ne shqip nga Nikolla Langore, dhe i hedhur ne qarkullim nga “Bota Shqiptare”, tashme kjo seri fantastike vjen ne set dhe ne oferte per te gjithe ata qe nuk kane perjetuar misteret e befasishme te saj.
Një prej veprave më të arrira në trillin imagjinar, i vlerësuar me çmime, i ekranizuar dhe një prej librave në seri, bestseller që kur ka dalë në qarkullim për herë të parë. Tashmë, seria me tre vëllime, vjen e plotë edhe në shqip, falë përkthimit të Anxhela Çikopanos
Ne kete set me tre libra, kemi sjelle tre sagat me brilante qe i jane kushtuar Holokaustit dhe krimeve cnjerezore naziste mbi popullsine hebreje: Heather Morris vjen me dy romanet: Tatuisti i Aushvicit dhe Rrugetimi i Silkes dhe Antonio Iturbe me Biblioteka sekrete e Aushvicit. Duke pare interesin ne rritje per fiction-in mbi krimet naziste, ne i sjellim...
Harari është një prej mendjeve më brilante të kohës tonë në përshkrimin e diskursit historik të qenies njerëzore që nga fillesat deri në të tashmën, dhe ka aftësinë që të analizojë perspektivën tonë në dekadat e ardhshme. Librat “Sapiens” dhe “Homo Deus” janë bestseller-a absolutë të momentit në të gjithë botën.
Në këtë sagë keni mundësi që të njiheni me katër lulet e murit: Anabela, Lillian, Evie dhe Deizi. Këto katër vajza të reja hyjnë në shoqërinë londineze me një qëllim të përcaktuar qartë: ato duhet të përdorin zgjuarsinë dhe dredhitë e tyre femërore për të gjetur një burrë. Kështu ata bashkohen së bashku dhe lind një skemë e guximshme e gjuetisë së burrave...
Vepra të tilla shënjojnë epoka të mëdha por njëherësh edhe pasione të mëdha njerëzore. Nuk ka një roman epope të dytë në llojin e vet që të ketë gërshetuar kaq mjeshtrisht botën e brendshme të individit dhe jetën e tij me fatet e kombit dhe pasojat e konfliktit. Festë dhe luftë njëherësh që vjen me një imagjinatë të jashtëzakonshme. Kjo vepër rivjen në...
Në këtë set janë të përfshira të pesë librat e Jean Sasson: “Princesha”, “Vajzat e princeshës Sulltana”, “Rrethi i princeshës Sulltana”, “Princeshat - Më shumë lot” dhe “Princesha më shumë sekrete”; - njëri më i suksesshëm se tjetri. Jetoje botën dhe misteret e princeshës Sulltanë. Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të...
Kjo sage magjepsese eshte nder me te bukurat ne letersine spanjolle dhe europiane. Carlos Ruiz Zafon ka fituar zemrat e mijera lexuesve ne Shqiperi, prandaj ne po e rekomandojme ne set sagen Varreza e librave te harruar, per te gjithe ata qe duan te sjellin magji tek miqte qe e duan letersine e bukur
Nëse do të kuptosh në mënyrë të thelluar se çfarë po ndodh me qenien njerëzore sot dhe cilat janë sfidat e saj në të ardhmen, këto tre libra janë një udhëzues i shkëlqyer për këdo: Një vështrim i detajuar për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen nga Yuval Noah Harari, një prej mendjeve më brilante të kohës tonë. Ky set propozohet për lexuesit me rastin e...
Ne kete set gjeni kater vellimet e serise Twisted: Dashuria, Lojera, Urrejtje dhe Genjeshtra. Nje seri qe eshte kthyer ne nje fenoment global dhe qe tashme eshte i plote edhe ne shqip permes shtepise botuese “Dritan”
Per te gjithe adhuruesit e serise se Chris Colfer, Vendi i rrefenjave, e gjithe seria me gjashte vellime mblidhet ne nje pako te vetme, me nje dizanj fantastik dhe ofrohet si nje zgjidhje e mrekullueshme per tu bere dhurate per femijet qe e duan boten magjike te perrallave dhe rrefenjave.
Ky set është bërë për ata që e adhurojnë Harry Potter: Në serinë e botimeve të tij, Bukinist.al bën një ofertë ku për të gjithë ata që marrin 7 librat, përfitojnë falas botimin më të fundit “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”
Kjo sagë është ndër më të lexuarat në ditët tona: Janë 8 vëllime që të mbajnë mbërthyer, duke të ndezuar fantazinë në mijëra faqe, si rrallë libra të tjerë. Një bestseller absolut botëror, tani është i tillë edhe në shqip. Vëllimi i fundit u botua pas vdekjes së autores Lucinda Riley, i shkruar edhe me ndihmën e të birit, duke mbyllur një sagë magjike që...
Seria “Ditari i Gregut” e autorit Jeff Kinney është një nga koleksionet më të dashura për fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën. Këto libra tregojnë aventurat e Greg Heffley-t, një djalosh me imagjinatë të madhe, i cili përballet çdo ditë me sfida në shkollë, në familje dhe me miqtë e tij.