Hajde se kam mall Shiko më të madhe

Hajde se kam mall

Kujtim Oshafi BGJ0157

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Hajde se kam mall titullohet vëllimi i dytë me poezi i autorit Kujtim Oshafi, pas vëllimit të parë poetik Mall dhe dashuri (Tiranë, 2022). y vëllim është i strukturuar në katër cikle: Dashuria, Meditimi, Zhgënjimi dhe Mërgimi.

Më shumë detaje

11110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fast Print
ISBN9789928359407

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Cikli i parë, Dashuria, karakterizohet nga një dashuri ndërvepruese mashkull – femër, duke dalë nga koncepti i platonizmit, me elementë tipikë erotikë, si buzët (puthja), trupi, flokët, sytë, gjiri. Ajo çka vërejmë është veshja me ton popullor e figurës së femrës, për ta bërë më të afrueshëm e më të dashur për lexuesin. Gjithashtu, vërehet modernizimi i këtij koncepti përmes karakterit të saj guximtar. Ajo nuk heziton t’i qaset figurës mashkullore, madje kryen kontakt fizik me të: ajo i afrohet, e prek, e puth, e përqafon dhe e sheh si të drejtën e saj për ta bërë këtë. Gjithashtu, ajo shquhet për feminilitetin e saj, përmes syrit mashkullor, nisur nga konstatimet poetike, e sosur nga afrimiteti i saj fizik me të. Vërehet edhe toni përgjërues i mashkullit teksa i afrohet asaj, për ta bërë femrën të ngjajë ngadhënjyese mbi këtë lidhje, me një konotacion ludik.  Jo rastësisht, mësohet se dashuria trajtohet si një lojë, e cila nxjerr më në pah tiparet e saj, si dhe vrullin e kësaj ndjenje.

     Cikli i dytë, Meditimi, është një cikël i cili është më i shtrirë tematikisht sesa cikli Dashuria. Figura e femrës rimerret në këtë cikël, por nëpërmjet strukturës së dedikimit, si një personazh lirik shumë më i fuqishëm. Edhe pse ajo është e munguar, e papranishme fizikisht, ndryshe nga roli i saj si ndërvepruese në ciklin paraardhës, ajo ngrihet në kult, sublimohet, përmes imazheve poetike – asociative. Nuk mund të lëmë pa përmendur detajin e bilbilit, detaj tipik romantik popullor i cili shoqëron atmosferën erotike. Gjithashtu, femra sintetizohet me një sirenë, duke bërë një sintezë domethënëse mes kultit të tokës dhe të detit. Thirrja e personazhit mashkull për ta kultizuar atë shtrihet edhe në plan social, si grishje për të bashkëndarë kumtin e dashurisë, për ta “kremtuar” atë.

    Cikli i tretë, Zhgënjimi, shpreh zhgënjimin e një personazhi mashkullor, të shtrirë në disa drejtime. Së pari, ai merr statusin e një intelektuali të pakënaqur ndaj realitetit, ndaj dukurive sociale, për të lëvruar një lirikë të tipologjisë social – politike, me karakter të angazhuar. Një drejtim tjetër shtrihet në raport me tematikën e ndarjes nga femra, me tone më të trishta por për ta përafruar më tepër me lexuesin. Spikat prirja për ta hiperbolizuar bukurinë e mirësinë femërore dhe jo për ta desakralizuar atë. Pra, krijohet një imazh respektues ndaj saj dhe aspak fajtore për sytë tanë. Kjo përcjell edhe mesazhin se femra është vetë burim dashurie. Shpesh, kritikohet egoizmi dhe meskiniteti, si fajtorë të zhvlerësimit të dashurisë së vërtetë. Ky ligjërim poetik merr një kahje kritikuese, apo si një “autokritikë” të unit mashkullor.

     Cikli i katërt dhe i fundit, Mërgimi, është një cikël i veçantë dhe i dashur për lexuesin, sepse ka të bëjë me një tipologji thuajse autobiografike poetike, por në rrugëtim të mëtejshëm universal. Sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një shqetësim autorial për të ardhmen e vendit të tij, por edhe të personazheve në përgjithësi: të fëmijës që kërkon babanë, të fëmijës që braktis nënën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, të nënës që vajton për largimin e të birit, por edhe të babait që ndihet keq për ikjen e tij. Perspektiva vjen në mënyrë të shumëkahshme për ta plotësuar këndvështrimin e ligjërimit poetik.

       Në kohezion me titullin, ftesa për bashkim emocional realizohet falë konceptit të mallit. Ka një ridimensionim të mallit lasgushian, në kërkim të vetekzistencës, arsyes së qenies për të jetuar dhe jo vetëm në kërkim të realizimit të idealit të dashurisë. Është një trajtesë me tone delikate, të ndjeshme, në mënyrë tepër të rafinuar.  

Të dhëna

Faqe126
ISBN9789928359407
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë