Flori Kasaj NSA0067
Libër i ri
Në këtë novelë fantastiko-shkencore bashkohen emocionet, imagjinata, shkenca dhe ndjenjat njerëzore. Fantazia ushqehet nga shkenca dhe gjallërohet nga ndjenjat e çiltra. Një ndërthurje e rrallë që u mëson lexuesve të vegjël të ëndërrojnë me mendje dhe të mendojnë me zemër.
48 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dita Books | |
| ISBN | 9789928488121 | |
Përmes “Ditari i Astronautit të Vogël”, autori ndërton një botë të re, ku rrëfimin e kësaj novele ia beson personazhit kryesor, Joelit, i cili përshkruan momentet e bukura të udhëtimit: nga dhoma e vogël e ëndrrave plot rrëmujë, te stacioni MIA, e deri te rikthimi në Tokë. Ky ditar i tërheq fëmijët në botën e bukur dhe magjike të librave, duke u dhuruar njohuri, frymëzim dhe kënaqësi.Si një autor i formuar në fushën e fizikës, ai e pasuron novelën me njohuri të sakta shkencore, të cilat nxisin mendimin dhe ushqejnë imagjinatën e lexuesve të vegjël.Ky libër nuk është vetëm një histori rreth hapësirës, por një novelë moderne e mbështetur në shkencë. Autori ka ndërthurur mjeshtërisht elementin imagjinativ me vlera morale, edukative dhe njerëzore, duke shënuar një hap të ri cilësor dhe të suksesshëm në krijimtarinë e tij.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 92 |
| ISBN | 9789928488121 |
| Viti i Botimit | 2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Grupmosha | 8-14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Përmasat | 13 x 19.5 cm |
Në vëllimin “Andrushi”, autori i ri Flori Kasaj na sjell një personazh të ri, tepër simpatik, ketrushin Andrushi, një personazh që shkrin veçoritë biologjike të bukurisë dhe shkathtësisë me veçoritë etike të guximit dhe dashamirësisë. Personazhi di të luftoj për mbijetesë, që zotëron edhe tiparin e solidaritetit ndaj mikeshës së vet Andrina, me të cilin...
Pas aventurës së tij të parë, Andrushi kthehet me një histori të re, plot ngjyra dhe gëzim! Kësaj here, bashkë me Andrinën.në Andrushi 2 vjen edhe një personazh i ri, Andriku...Të tre ...