Kazuo Ishiguro A-004048
Libër i ri
“Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër.
879 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928233974 | |
Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore.
Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin. Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. Atij i duket sikur jeton në një botë krejt të huaj dhe i vetmi realitet për artistin mbetet idealizimi i vetvetes, jeton me këmbëngulje dhe nuk arrin të bëjë hesapet me përgjegjësitë e veta.
I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë e tij personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore.
Romani “Artist i botës fluturake”, ka qenë kandidat për fitimin e Man Booker Prize, më 1986, dhe po në të njëjtin vit ka fituar Ëhitebread Book Aëard, një çmim që jepet për shkrimtarët që jetojnë në Britani dhe në Irlandë.
Kritika
“Artist i botës fluturake” është romani i përsosur, në të cilin Ishiguro shpreh trashëgiminë e tij japoneze dhe ngërthen bukurinë dhe delikatesën e prozës angleze.
The Guardian
Temat që më mahnisin në këtë roman janë: pengu, faji, luhatshmëria e kujtesës, dhembjet e plakjes dhe vetmia. Stili i Ishiguros është i përmbajtur dhe në libër duket sikur nuk ndodh asgjë, mirëpo sa herë e mbaroj së lexuari, e shoh Onon – dhe botën – në një dritë krejt tjetër.
The Indipendent
“Artist i botës fluturake” është një vëzhgim delikat i një Japonie të trazuar të pas luftës, një periudhë ku bindjet ishin përmbysur, sistemi politik kishte ndryshuar, hierarkia e brezave dukej se kishte rënë, madje edhe gjeografia e qyteteve kishte ndryshuar. E gjitha kjo është më e prekshme, parë nga sytë e një njeriu që refuzohet nga e ardhmja dhe që zgjedh të refuzojë të shkuarën e tij.
The Japan Times
Fragmente nga libri
1) Dhe pikërisht teksa rrija aty, duke kundruar vilën poshtë e duke shijuar ata portokaj të freskët, më pushtoi pa pritur e pa kujtuar, ajo ndjenja e thellë e triumfit dhe e përmbushjes. Është e vështirë ta përshkruash këtë ndjesi, sepse ishte krejt e ndryshme nga çfarëdolloj ngazëllimi që mund të ndiejë njeriu nga triumfet më të vogla, dhe, siç thashë, dallonte kryekëput nga çdo që gjë që kisha përjetuar gjatë festimeve te “Migi-Hidari”. Ajo ishte një ndjenjë e thellë lumturie, që vinte për shkak të bindjes se përpjekjet e tua ishin shpërblyer; se detyra e vështirë që kishe marrë përsipër, dyshimet që kishe kapërcyer, të gjitha këto ia kishin vlejtur; se kishe arritur diçka që kishte vërtet vlerë dhe lavdi.
2) Kam mësuar shumë nga meditimi i botës së kënaqësive dhe nga bukuria e brishtë e kësaj bote. Por ndiej se tani ka ardhur koha që të vazhdoj me të tjera gjëra. Sensei, jam i mendimit që, në një kohë të tillë, të trazuar, artistët duhet të mësojnë të vlerësojnë gjëra më të prekshme sesa ato të botës së kënaqësisë, që treten me dritën e mëngjesit. Nuk është e thënë që artistët të jetojnë gjithnjë në një botë dekadente dhe të veçuar. Ndërgjegjja, sensei, më thotë se nuk mund të qëndroj gjithmonë artist i botës fluturake.
Lloji i botimit | Paper back |
Faqe | 234 |
ISBN | 9789928233974 |
Titulli origjinal | An artist of the floating world |
V. Bot | 2019 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Loran Gami |
Roman | Psikologjik |
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.
Albumi "Janaq Paço" është një botim i realizuar në kuadrin e 105 vjetorit të lindjes së skulptorit te spikatur shqiptar te shekullit te XX. Albumi ilustrohet me imazhet e veprave të artistit që ruhen në koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe nga koleksioni i familjes Paço, vepra këto që publikohen për herë të parë për publikun. Në album...
Seti me kartolina ''Albania's Byzantine and Post-Byzantine Icons'' është konceptuar të jetë në formën e një koleksioni prej 30 imazhesh me ngjyra në format kartoline (12 x 17 cm) të përzgjedhur nga veprat dhe objektet ikonografike të koleksionit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë (qytet në Shqipërinë Juglindore).
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Ky tekst ju vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të treta, të cilët mund ta përdorin për leximet jashtë-klase. Botimi është përgatitur nga Nertina Nallbati dhe Floreta Kurti dhe përmban informacione në fusha të ndryshme, të cilat u vijnë në ndihmë fëmijëve për të zgjeruar botkuptimin e tyre.
Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.
Një tregim i thjeshtësisë mashtruese që zbulon ngadalë një thellësi emocionale të jashtëzakonshme - dhe zë vendin e vet në mesin veprave më të mira të Kazuo Ishiguro-s. Ky është një roman që lëviz, ri-imagjinon botën dhe kohën tonë përmes një historie të bezdisshme të miqësisë dhe dashurisë. Ishiguro është fitues i Nobelit për vitin 2017 dhe Booker Prize
Një rrëfenjë me një thjeshtësi mashtruese do të zbulojë pak nga pak një thellësi emocionale të jashtëzakonshme: një nga veprat më të mprehta të Kazuo Ishiguros.
Një rrëfim i qetë dhe i shtruar mbi mungesën e kurajës për të bërë zgjedhjet, që mund të vënë në rrezik jetën e kontrolluar dhe të planifikuar, për ne, nga të tjerë.
“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.
"Dritë e zbehtë mbi kodra" (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist '4 Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifted Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë. Ashtu si me plagët e trupit, edhe me gjërat më tronditëse rnund të arrish të krijosh një lloj intimiteti, "Dritë e zbehtë mbi kodra", një roman delikat, ironik dhe eliptik, që më shumë...
Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.