I ri Mbretëresha e festës së madhe Shiko më të madhe

Mbreteresha e festes se madhe

Adriana Trigiani A-004471

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja e bestseller-it absolut, edhe në Shqipëri, “Gruaja e këpucarit” vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe. Sërish një histori dashurie, në mjedise italo-amerikane, ku e kaluara rri pezull plot magji, dhe mister mbi fatet e dy personazheve të romanit, Nelës dhe Renatos. Trigiani ka një talent mahnitës prandaj edhe me këtë libër sfidon....

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062109

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Në fund të viteve 1800, banorët e një fshati të vogël nga rajoni i Barit të Italisë, emigruan masivisht për në tokën e premtuar, Amerikë. Ata u vendosën në Roseto, Pensilvani dhe krijuan jetën e re, duke u kujdesur deri në detaje për zakonet dhe traditat e vendlindjes. Kremtimi i përvitshëm i Zonjës së Malit Karmel, ose Festa e Madhe, siç quhej nga vajzat e reja që konkurrojnë për të qenë Mbretëresha e festës, është energjia dhe hareja e traditës së gjallë, të botës së vjetër të Rosetos.

Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës. Por ëndrrat e saj marrin një rrjedhë tjetër kur takon Renato Lanzarën, djalin e një familjeje të mirënjohur në qytet. Ai është djalë i arsimuar, i pashëm dhe poet tërheqës, cilësi tërheqëse për vajzat...

Miqësia e tyre ndez një romancë të zjarrtë për të cilën Nela është e bindur se do t’i çojë drejt altarit. Mjerisht ajo nuk është e vetmja vajzë që e ëndërron këtë lidhje me Renaton. Por, ai zhduket krejt befasisht. Mbas katër vitesh mungesë, kthimi i papritur i Renatos në Roseto në mbrëmjen para dasmës së Nelës, me djaloshin energjik Franko Zollerano, trondit gjithë qytezën Roseto.

Ndonëse Renato ka zgjedhur një rrugë shumë të ndryshme nga ajo e Nelës, ata janë të “dënuar” të jetojnë të dy në Roseto, atje ku e kaluara rri pezull mbi ta si një stuhi gati për të shpërthyer.

VLERËSIME PËR ROMANIN

Një epikë e jetës së një qyteti të vogël, e gdhendur në detaje të shkëlqyera, në stilin e një shkrimtareje të talentuar... është historia e një gruaje pasionante me një forcë të madhe vullneti, e cila nuk mund ta harrojë kurrë dashurinë e saj të parë. Autorja e ka bazuar këtë histori mbresëlënëse, pjesërisht në kujtimet e babait dhe të gjyshes së saj.

Trigiani ka një aftësi të jashtëzakonshme për të përshkruar jetën dhe profesionet e njerëzve, duke lënë që të kuptohet haptazi edhe sa edukativ mund të jetë ky subjekt.

Është një roman i shkëlqyer, i cili shpalos në mënyrë realiste dhe të këndshme jetën e një personazhi, që në fund të fundit mund të ishte cilido prej nesh.

– Washington Post Book World

“Një roman i dalë nga shpirti… që portretizon një panoramë të pasur të jetës intime të një familjeje italo-amerikane dhe dhimbjen e thellë të dashurisë së humbur.”

-Publishers Wekly

“Vdekjet çojnë në lindje, ëndërrat e shtyra sjellin vizione të reja të mrekullueshme. Te "Mbretëresha e festës madhe" gjejmë personazhe vizatuar me shumë detaje.”

- Entertainment Weekly

Prekës dhe plot jetë. Trigiani edhe me këtë libër sfidon. Ajo ka një talent mahnitës...

Richmond Times – Dispatch

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe317
ISBN9789928062109
Titulli origjinalThe Queen of the Big Time
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMirela Milori
RomanSagë&Histori