I ri Nën ujë Shiko më të madhe

Nen uje

Paula Hawkins MO0090

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me të njëjtën forcë shprehëse dhe mendime të mprehta mbi instinktet njerëzore, me të cilat tërhoqi miliona lexues anembanë botës përmes librit të saj të parë shpërthyes “Vajza në tren”, Paula Hawkins na paraqet tani një histori mahnitëse, plot kthesa dhe thellësisht të ndjerë, e cila tregon se sa “mashtruese” mund të jenë emocionet dhe kujtimet, por edhe se në ç’mënyrë shkatërrimtare mund ta zgjasë e shkuara dorën drejt së tashmes.

Më shumë detaje

1106 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789928208552

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Një nënë beqare gjendet e vdekur në fund të lumit që rrjedh përmes qytezës. Më herët, gjatë po asaj vere, një vajzë e brishtë adoleshente pësoi të njëjtin fat. Ato nuk ishin gratë e para që humbën jetën në ujërat e errëta, por vdekja e tyre e trazoi lumin dhe historinë e tij, duke nxjerrë në dritë sekretet e fshehura prej kohësh.

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare mbetet jetime. Pa prindër dhe pa miq, e sheh veten nën kujdestarinë e tezes, një grua e panjohur që u kthye në vendlindjen e saj për shkak të tragjedisë, në një vend ku ishte betuar se nuk do të shkelte më kurrë.

Vlerësime

“Një roman policor bashkëkohor dhe tërheqës... të mban të tendosur, ndërsa komploti të bën të shtrosh qindra hamendësime”.

— PEOPLE MAGAZINE

“Jashtëzakonisht tërheqës... të gjitha këto intriga shpalosen me mjeshtëri mbresëlënëse nga Paula Hawkins, e cila na tregon një histori të ndërlikuar... në formën e një kronike, faqet e fundit të së cilës përmbajnë zbulime mahnitëse”.

— THE WALL STREET JOURNAL

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe336
ISBN9789928208552
Titulli origjinalInto the water
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia
RomanMister&Thriller