I ri Më befaso! Shiko më të madhe

Me befaso!

Sophie Kinsella BDI0399

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë roman të ri, Sophie Kinsella rrëfen gëzimet dhe dhembjet e martesës me zërin e saj gjithmonë origjinal, ironik dhe të ndjeshëm.

Më shumë detaje

496 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç’bluan secili në kokën e vet.

Një ditë, pas një kontrolli mjekësor rutinë, zbulojnë se janë në formë të përsosur shëndetësore, aq sa do të kalojnë bashkë edhe gjashtëdhjetë e tetë vite të tjera jetë. Edhe gjashtëdhjetë e tetë vite të tjera bashkë?!

Deni dhe Silvi janë pa fjalë. Kurrë nuk e kishin menduar që shprehja “derisa vdekja të na ndajë” do të thoshte se do të jetonin bashkë kaq gjatë! Habisë së fillimit ia zë vendin më pas njëfarë shqetësimi, për të përfunduar në ankth të plotë.

Kështu, vendosin t’i bëjnë “surpriza” njëri-tjetrit, për ta bërë më pikante martesën e tyre që me ç’duket s’do të ketë fund, për të mos u lodhur kurrë nga njëri-tjetri... Por, siç dihet, surprizat nuk kanë gjithmonë rezultatin e dëshiruar... dhe sakaq lindin incidente të vogla dhe keqkuptime që rrezikojnë ta tundin nga themelet marrëdhënien e tyre.

Dhe kur fillojnë të dalin në dritë capak të vërteta të pathëna, Deni dhe Silvi pyesin veten nëse vërtet e njihnin mirë shoqi-shoqen. Cila është receta për një martesë të lumtur dhe jetëgjatë? Ç’sfidë mund të sjellë një lidhje të ngushtë dhe marrëdhënie të pandarë mes dy njerëzve?

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe360
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani