Javier Marias BD0449
Libër i ri
Te Nesër në betejë mendo për mua, Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër. The LondonReview of Books
2 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
ISBN | 9789928176110 | |
Nesër në betejë mendo për mua, e cila është vepra më e njohur e Javier Marías-it, dhe e dyta që po i vjen në dorë lexuesit shqipfolës, shfaqet në trajtën e një kameleoni rrëfimtar, duke i rrëshqitur paq çdo përpjekjeje për ta ndryrë brenda një gjinie të vetme. Kështu, për shembull, nga disa lexues, Nesër në betejë mendo për mua mund të perceptohet lehtë si një lloj pastiche pasmoderniste dhe një perceptim i tillë mundësohet nga vetë fragmentarizmi rrëfimtar, sintaksa plot thyerje, individualizmi paraqitësor dhe skepticizmi këmbëngulës me të cilin është mbrujtur vepra; nga disa të tjerë mund të perceptohet po aq lehtë si një roman i kujtesës dhe një perceptim i tillë mundësohet nga vozitja e herëpashershme në të shkuarën përmes monologut dhe flukseve të ndërgjegjes apo nga vozitja e vetë të shkuarës në të tashmen e rrëfimtarit përmes asaj dukurie që në faqet e kësaj vepre emërtohet si magjepsje, duke u përafruar mjaft ndjeshëm me prurjet e njohura proustiane; nga të tjerë lexues mund të perceptohet po aq lehtë si metaroman dhe një perceptim i tillë mundësohet nga përfilljet e herëpashershme të rrëfimtarit rreth artit të rrëfimtarisë, rreth natyrës dhe burimit të saj, ku Marías-i luan me të dyja kuptimet e termit relato, atij të rrëfimit, në domethënien letrare të fjalës, dhe kallëzimit, qoftë edhe në domethënien juridike të fjalës; nga të tjerë lexues mund të perceptohet si një roman filozofik dhe një perceptim i tillë mundësohet nga prania e vazhdueshme e temave dhe e çështjeve filozofike, të tilla si e vërteta dhe e pavërteta, e drejta dhe e padrejta, kujtesa dhe harresa, thelbi dhe kuptimi i kohës etj., pa anashkaluar idetë e njohura platonike. Lista e perceptimeve në fjalë mund të shtrihej më tej, nëse marrim parasysh praninë e elementeve të tjera të bollshëm në roman, nga ato të horrorit dhe dramatikes, deri tek ato të feuilleton-it, të jetës dhe të zakoneve shoqërore etj. Njëlloj si në rastin e Don Kishotit apo romanit spanjoll dhe klimës poetiko-letrare të viteve kur Marías-i nisi veprimtarinë e tij letrare klimë e përfaqësuar nga romanet e Eduardo Mendoza-s, Carmen Martín Gaite, Francisco García Pavón-it, Camilo José Cela-s, Juan Benet-it, Juan José Millas-it, Antonio Muñoz Molina-s etj Nesër në betejë mendo për mua është tërë sa më sipër dhe njëherazi, dhe jo herë kështu dhe herë ashtu. Dhe është pikërisht një kompleksitet i këtillë, që jo vetëm e kthen në një pjesë të spikatur të traditës së romanit spanjoll, por e shpalos përpara lexuesit si një vepër magnetike. Shkëputur nga Pasthënie e librit Nesër në betejë mendo për mua. Çfarë shkruajnë për librin dhe autorin Te Nesër në betejë mendo për mua, Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër. The LondonReview of Books Stilist, i ftohtë e mendjemprehtë Marías-i është një talent befasues The NewYork Times Javier Marías është një nga shkrimtarët që meriton çmimin Nobel. Orhan Pamuk Një shkrimtar i madh. Salman Rushdie Pa dyshim, shkrimtari më i arrirë i Spanjës së kohëve tona. Roberto Bolaño
Faqe | 384 |
ISBN | 9789928176110 |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Shpetim Doda |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar
Javier Marías ka një talent të jashtëzakonshëm, proza e tij arrin të ndërlidhë në mënyrë mahnitëse ironinë filozofike me dhembshurinë që përlindet prej qenies sonë të rrëgjosur, prej impulseve që na shtyjnë drejt vetëshkatërrimit. The New York Book Review.
Libër që magjeps dhe hipnotizon lexuesin. Një histori që nis me shpresën e një fundi të lumtur. Gjithcka thyhet kur papritur ai vdes…
Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një...
Një roman "ironik, komik, i egër, romantik" (Babelia), Tomas Nevinsoni është një refleksion mbi kufijtë e asaj çka është e lejueshme të bësh, mbi njollën që përherë shoqëron vullnetin për të shmangur të keqen më të madhe e mbi të gjitha mbi vështirësinë për ta përcaktuar se cila do të jetë ajo e keqe.