I ri I ri E fshehta e syve te tu Shiko më të madhe

E fshehta e syve te tu

Enxhi Nasufi , Klajdi Thaçi BD0471

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një takim në dukje i rastësishëm mes Elorës dhe Elionit nis me një kryqëzim shikimesh që lë pas një ndjesi të pazakontë. Mes tyre krijohet menjëherë një afërsi e çuditshme, një ...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307814

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një takim në dukje i rastësishëm mes Elorës dhe Elionit nis me një kryqëzim shikimesh që lë pas një ndjesi të pazakontë. Mes tyre krijohet menjëherë një afërsi e çuditshme, një lehtësi e atillë në komunikim që ngjan sikur vjen nga një njohje e hershme, jo nga një takim i parë. E udhëhequr nga parandjenja të forta dhe nga një intuitë e mprehtë,

Elora nis të dyshojë se marrëdhënia që po lind nuk është e zakonshme. Elioni, përkundrazi, përpiqet t'i shpjegojë përkimet dhe sinkronizimet e njëpasnjëshme si rastësi, duke refuzuar të shohë diçka më të thellë pas tyre. Në përpjekjen për të kuptuar këtë lidhje të paqartë, një rol të rëndësishëm luan Sibeli, psikologia e përbashkët e çiftit. Paralelisht me këtë histori, zhvillohet edhe rrëfimi i Marie Vorpsit, një gruaje të lënduar nga një martesë e dhunshme dhe nga një realitet patriarkal që e ka shtypur për vite me radhë. Elora, me profesion avokate, merr përsipër çështjen e divorcit të saj dhe e shndërron atë në një sfidë personale, duke u përballur jo vetëm me ligjin, por edhe me padrejtësitë që fshihen pas tij. Ndërsa kërkon të vendosë drejtësi për Marie Vorpsin dhe për mikun e saj të ngushtë, Kasianin, Elora detyrohet të përballet me pyetje që prekin jetën e saj: çfarë fshihet pas shikimit të Elionit dhe pse kjo botë e panjohur i dukej çuditërisht familjare? A është e vërteta diçka që mund të pranohet pa pasoja?

E fshehta e syve të tu është një roman që ndërthur marrëdhëniet njerëzore, drejtësinë dhe kërkimin e së vërtetës, duke ndërtuar gradualisht një tension emocional që e shoqëron lexuesin deri në fund.

"Isha ndeshur me sy djajsh dhe engjëjsh. Sy të zbrazët që nuk rrëfenin asnjë histori, asnjë ndjesi a tipar të karakterit. Sytë e mashtruesve, të atyre që mbartnin helm në shpirt. Sy të çiltrish, sy drite edhe ato i kisha ndeshur. Më duhet të jem e sinqertë e të shtoj se këto të fundit i kam hasur më rrallë. Sy të tillë bëhen gjithnjë e më të rrallë...

Por kurrë nuk do ta harroj ditën kur nëpërmjet syve të dikujt tjetër, lexova esencën time, dhe, për çudi, nuk pata frikë. U mrekullova nga veçantia e atij takimi. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. S'isha ndeshur asnjëherë me një shikim si ai, që shigjetonte thellë në shpirt, me një ndjeshmëri të atyre përmasave për tjetrin, për të huajin. Edhe pse kjo ndodhi pikërisht sepse ai nuk ishte i huaj. Elioni isha unë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe218
ISBN9789994307814
RedaktoriEnxhi Nasufi & Klajdi Thaci
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri