Libri qe kisha jote nuk do te lejonte Shiko më të madhe

Libri qe kisha jote nuk do te lejonte

Tim Lendon BOT0157

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër "Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" trajton me ndershmëri dhe guxim temën më të diskutueshme të të gjitha kohërave: fenë. Midis faqeve të tij, kontributet e teologëve, të historianëvë dhe të studiuesve të pavarur zbulojnë mistifikime, hedhin dritë mbi besimet e lashta e diskutojnë për anën e errët të besimit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000101

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një lexim tronditës që, faqe pas faqeje, vë në diskutim dogmat mbi të cilat bazohen besimet fetare më të rëndësishëm të planetit dhe, ashtu si në rastin e akuzave për pedofili që kanë rënë mbi eksponentë të shumtë të katolicizmit, trajton skandalet që kanë përfshirë prelatët shumë të lartë, duke sfiduar paragjykime e fjalë bajate. Nga origjinat hebraike të Islamit tek misteri i Maria Magdalenës, nga masakrat e kryera prej kryqtarëve në Evropë e në Lindje të Mesme tek genocidet e kryera prej ithtarëve të Muhametit, "Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" është në të njëjtën kohë një kundërhistori rigoroze e besimeve fetare dhe një ftesë për të gjithë njerëzit për të mos hequr dorë kurrë së menduari me kokën e tyre. Komente mbi librin "Një shoqëri (si ajo e SHBA-së) që e njeh më së miri mjekun, komisionerin, agjentin e sigurimeve apo avokatin, duhet t'i themi të njohë edhe fenë dhe kishën e saj. Libri është këtu! Nëse dikush ju thotë se e di të vërtetën, por ende nuk e ka lexuar këtë libër, atëherë ai di vetëm gjysmën e së vërtetës, e thënë ndryshe, ka qenë viktimë e të dhënave të kontrolluara, mësimeve të cunguara, mitologjisë së përjetësuar apo, Zoti na ruajtë, shpëlarjes së trurit." Derek Patridge, gazetar dhe spiker televiziv britanik "Në një botë ku fituesi i rrëmben të gjitha, ku pengesat janë të panumërta, kam frikë se ata që janë ngjitur pas fesë së kontrolluar nuk do ta lexojnë kurrë këtë libër. Për shkak të frikës, përtacisë apo qëndrimi që thotë "mos më çaj kokën me fakte", nuk do të kenë mundësi të shtien në dorë këtë udhëzues të dokumentuar me prova thelbësore arkeologjike, kritika biblike dhe fakte historike. Shpresojmë që shumë nga këta njerëz të gjejnë aq guxim sa ta lexojnë këtë libër." Dr. Bon Beck, fizikant

Të dhëna

Faqe616
ISBN9789928000101
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiHasan Bregu