Alkimisti i frikshem Shiko më të madhe

Alkimisti i frikshem

Iain McCalman A-002334

Libër i ri

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets
ISBN9789928090744

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Xhiuzepe Balsamo lindur në 1743 në Palermo, i arsimuar në shkollën e kishës së afërt të San Rokos, la qytetin në moshen 20 vjeçare për të vizituar Afrikën e Veriut, Levantin dhe Mesdheun. Pasi mori emrin Konti Kaliostro ai udhëtoi përreth Europës për një dhjetëvjeçar duke bërë çudira magjike, duke shëruar të sëmurët dhe duke themeluar degë të lëvizjes së tij Masonike Egjiptiane. I liruar nga akuza e mashtruesit pasi ishte burgosur në Bastijë më 1785, u kap nga Inkuzicioni Romak më 1789 dhe vdiq në 1795. Armiqtë e tij do të kishin qënë të lumtur për katandisjen e shtëpisë së Kaliostros në këtë gjendje të rënuar. Ata ishin shumë; Kazanova, dashnori më i madh i epokës, ishte xheloz i hidhur për të, Katerina e Madhe, perandoresha e Rusisë donte t'a mbyste; Johan von Gëte, nga më të nderuarit e shkrimtarëve gjermanë, ishte bërë si i çmendur nga urrejtja për të; Mbreti i Frances Luigji i XVI e përndoqi si një revolucionar të rrezikshëm; Mbretëresha Maria Antoneta e donte të mbyllur përgjithmonë në Bastijë pasi e kishte përfshirë në një mashtrim për një gjerdan diamanti; dhe Papa Piu i VI e akuzoi për kërcënim ndaj mbijetesës së Kishës Katolike. Do të ishte e vështirë të gjeje një përmendore më të trishtuar se shtëpia gërmadhë për dikë që ishte dikur një emër aq i njohur në botën perëndimore, një magjistar që monarkët i bënin lajka, peshkopët ia kishin frikën, artistët e kishin pikturuar, doktorët e kishin urryer dhe gratë e kishin dëshiruar.

 

Të dhëna

Faqe368
ISBN9789928090744
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Përmasat140 x 201 x 24 mm