Gladio – sherbimi sekret i NATO-s 1949 - 2001 Shiko më të madhe

Gladio – sherbimi sekret i NATO-s 1949 - 2001

Daniele Ganser A-007704

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets
ISBN9789928090188

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Si destabilizonte NATO qeveritë e majta Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë? Të vërtetat që në shqip thuhen për herë të parë.

Besojmë se të paktë janë lexuesit shqiptarë që e njohin historinë e "Gladios", e cila u përhap në formën e një skandali që shqetësoi të gjithë Evropën Perëndimore në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur në Itali për herë të parë, u bë e njohur ekzistenca e një rrjeti sekret, i cili paraqiste një natyrë të frikshme dhe të mistershme fuqie.

Në ato vite, dritaret për në botën perëndimore ishin ende të pahapura për ne shqiptarët, por dikush e kujton akoma bujën që shkaktoi në vitin 1991, situata e sikletshme e kryeministrit italian të kohës, Xhulio Andreoti, pavarësisht se për ne, emra të tillë si Propaganda Due (P2) apo Licio Gelli, si dhe fjalë të tilla si “Lozha Masonike”, ishte e vështirë të kuptoheshin thelbësisht.

Ky skandal u përhap shumë shpejt dhe u pa se përfshiu çuditërisht edhe shtete si Franca, Spanja, Portugalia, Danimarka, Suedia, Greqia madje edhe Turqia. “Gladiatorët”, u përdorën nga CIA, MI6, MOSAD, etj deri në vende si Irani apo Nikaragua dhe e veçanta është se në nevojën për të rekrutuar brenda këtyre ushtrive sekrete, njerëz që nuk rrezikonin të kishin prirje të majta, ato u kthyhen në organizata të mirëfillta ekstremiste të djathta, në të cilat gjetën strehë jo vetëm elementë të rrezikshëm terroristë, por edhe ish-fashistë, ish-nazistë si dhe neofashistë me bindje ekstremiste.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe620
ISBN9789928090188
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë