Libri 1 – Për lëndët: Gjuhë shqipe, Muzikë, Arte pamore, Edukim për shoqërinë Shiko më të madhe

Libri 1 – Për lëndët: Gjuhë shqipe, Muzikë, Arte pamore, Edukim për shoqërinë

BGJ0222

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri 1 përbëhet nga katër libërtha didaktikë të katër lëndëve të ndryshme, të cilat janë hartuar duke pasur parasysh kornizën kurrikulare të arsimit parashkollor dhe standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-4 vjeç, për secilën prej fushave të të nxënit.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia Botuese Polis

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri 1 përbëhet nga katër libërtha didaktikë të katër lëndëve të ndryshme, të cilat janë hartuar duke pasur parasysh kornizën kurrikulare të arsimit parashkollor dhe standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-4 vjeç, për secilën prej fushave të të nxënit. Veprimtaritë mësimore-edukative për secilën prej lëndëve janë hartuar duke zbërthyer programet lëndore, si dhe duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit (RN) që duhet të arrijë një fëmijë 3-4 vjeç në përfundim të grupit të parë.

Nëpërmjet këtij libri fëmijët do të mësojnë, do të argëtohen, do të përqëndrohen, do të zhvillojnë aftësitë njohëse, si dhe do të nxitin të menduarit kritik, krijues dhe ndërveprues.
Konceptet që fëmijët duhet të përvetësojnë janë zbërthyer në tema mësimore-edukative sipas lëndëve. Temat janë hartuar me kërkesa të qarta, shoqëruar me figura zbavitëse relativisht të mëdha, bardhë e zi apo me ngjyra, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e fëmijëve dhe të nxisin interesin e tyre për të punuar me dëshirë. Niveli i veprimtarive të secilës prej temave vjen duke u vështirësuar në mënyrë progresive dhe kjo kërkon që mësueset dhe fëmijët (apo prindërit dhe fëmijët) të punojnë së bashku, sepse fëmijëve të kësaj grupmoshe iu nevojitet udhëzimi dhe mbështetja.

Secila prej temave që shtjellohen në këtë libër është e pajisur me një udhëzim për mësuesen, prindërit ose të rriturit e tjerë që do t’i ndihmojnë fëmijët. Këta, pasi ta kenë kuptuar atë që kërkohet prej tyre, duhet t’i lini të lirë që ta gjejnë vetë zgjidhjen.
Vlerësimi i punës është një element shumë i rëndësishëm për fëmijët e kësaj grupmoshe. Prandaj në secilën temë do të gjeni një skedë vlerësimi me 3 nivele vlerësimi: “Shumë mirë”, “Mirë”, “Mjaftueshëm”. Vlerësimi real do ta ndihmojë fëmijën që të përmirësojë aftësitë e tij, si dhe do t’ia rritë shkallën e vetëvlerësimit,

Të dhëna

Faqe76
GjuhaShqip
Grupmosha3-4
StatusiI ri