I ri Arti i lumturisë Shiko më të madhe

Arti i lumturisë

A-007950

Libër i ri

10 Artikuj

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Dalai Lama e vlerëson mësimin dhe edukimin si hapin e parë për të arritur transformimin e brendshëm, në vend të praktikave shpirtërore më trashendentale apo mistike. Megjithëse edukimi njihet gjerësisht si faktor i rëndësishëm për mësimin e aftësive të reja apo për sigurimin e një pune të mirë, roli i tij si faktor jetik në arritjen e lumturisë është mjaft i anashkaluar. Studimet kanë treguar se edhe arsimimi i mirëfilltë është i lidhur drejtpërdrejt me një jetë më të lumtur.
Me përcaktimin e gjendjes shpirtërore si faktor i parë në arritjen e lumturisë, natyrisht që nuk mohohet se duhet të plotësohen edhe nevojat fizike themelore për ushqim, veshje e strehim. Por, si të jenë plotësuar këto nevoja themelore, mesazhi është i qartë: ne nuk kemi nevojë për më shumë para, nuk kemi nevojë për suksese më të mëdha apo famë më të madhe, nuk kemi nevojë për një shtat të përsosur apo një shok jete të përkryer, sepse, pikërisht tani e kështu siç jemi, kemi një mendje që është pajisja jonë themelore që na duhet për të arritur lumturinë.
Dalai Lama e shtroi me hollësi qasjen e tij për vuajtjen njerëzore, një qasje që tek e fundit është besimi në mundësinë e çlirimit nga vuajtja, por që nis së pari me pranimin e vuajtjes si një fakt i natyrshëm i jetës së njeriut dhe në përballimin me guxim të problemeve tona.