Kristin Hannah BLV391
Libër i ri
8 Artikuj
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 9789928837127 | |
Një libër që të mbërthen që në faqen e parë, “Kopshti dimëror” rrëfen historinë zemërthyese dhe gjithëpërfshirëse të një gruaje, për dashurinë, për humbjen dhe për shpërblimin. Një histori dashurie epike, vendosur në Rusinë e Luftës së Dytë Botërore, dhe një portretizim i lidhjes nënë-bijë ditët e sotme, eksploron dhimbjet e luftës, çmimin e mbijetesës dhe triumfin e shpirtit njerëzor. Një histori që do të jetojë gjatë në zemrat e lexuesve.
1941. Leningradi, dikur magjik, gjendet në luftë, i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe i fundosur nën dëborë. Një qytet i mbushur me gra të dëshpëruara për të shpëtuar veten dhe fëmijët.
2000. Humbjet e mëdha dhe mosha kanë lënë gjurmë të thella në jetën e Ania Uitsonit, e cila me një zë të lehtë e të pasigurt nis t’u rrëfejë të bijave për një vajzë të bukur ruse, e cila jetonte dikur në Leningrad…
Nina dhe Merediti magjepsen nga historia që shtrihet në më shumë se gjashtëdhjetë vjet dhe kalon nga tmerret e luftës, në Alaskën e ditëve të sotme. Duke u përpjekur të arrijnë tek e vërteta, dy vajzat zbulojnë një të fshehtë tronditëse, të pabesueshme…
| Faqe | 432 |
| ISBN | 9789928837127 |
| Viti i Botimit | 2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
Vajza e Pirenejve është një roman i bukur dhe thellësisht prekës që ngre në piedestal pathyeshmërinë e shpirtit njerëzor dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë. Ky është një roman që lartëson njeriun dhe jetën.
“Motra tjetër”, një roman i shkëlqyer! Sa i ëmbël, aq edhe i hidhur, ai eksploron gëzimet dhe hidhërimet që ndajnë motrat me njëra-tjetrën, gabimet e bëra në emër të dashurisë dhe premtimin për shpagim… të gjitha këto, të rrëfyera mjeshtërisht nga autorja e suksesshme Kristin Hannah.
Kristin Hannah autorja e njohur nga lexuesi shqiptar me vepren "Motra e tjetër" vjen me nje roman te ri, “Parajsa e bardhë”. Ky është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.
Libri “Katër erërat” na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, i parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrificat e së cilës shënjuan një brez të tërë.
'Kristin Hannah is a classic storyteller and The Four Winds sees her at the top of her game.' - Matt Haig, author of The Midnight Library‘Powerful and compelling’ – Delia Owens, author of Where the Crawdads Sing'A story of love, family, unbreakable bonds, bravery and hope. I loved this book so much!' - Christy Lefteri, author of The Beekeeper of Aleppo
Një tjetër roman nga Kristin Hannah vjen në shqip: I gjallë, universal dhe emocionalisht kompleks, libri “Rruga e natës” ngre pyetje të thella për mëmësinë, identitetin, dashurinë dhe ...