Forma dhe Parimet Shiko më të madhe

Forma dhe Parimet

Immanuel Kant A-004872

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky shkrim përfaqëson një pikë të pakthyeshme për të kuptuar thellësisht mendimin dhe veprën e Kantit.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9992794933

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me shkrimin me titull “De mundi sensibilis atque intelligibilis forma et principiis”, të vitit 1770, fillon si rregull periudha e mirëfilltë “kritike” e filozofisë së Kantit, ku filozofi pasi ka eksploruar, deri më 1769, fushën e shkencave të veçanta, në kërkim të parimeve e të ligjeve, që rregullojnë botën, i drejtohet përfundimisht horizontit të spekulimit të vërtetë filozofik.

Rasti iu paraqit nga ky disertacion i katërt në latinisht, të cilin e shkroi për të mbrojtur gradën e profesorit efektiv të logjikës e metafizikës pranë Universitetit të Kënigsbergut.

Disertacioni përbëhet nga tridhjetë paragrafë të grupuar në katër seksione. Në të parin, Kanti fillon, me nocionin e botës në përgjithësi, hetimin e tij mbi metodën vetjake të metafizikës; në të dytin, përkufizon ndryshimin themelor mes ndijores dhe inteligjentes, ose, më mirë, mes fenomenit dhe noumenit, sipas terminologjisë së përdorur prej tij.

Seksioni i tretë është edhe më i rëndësishmi i veprës: Kanti shpalos teorinë e hapësirës dhe të kohës dhe vërteton kështu mundësinë e shkencës së fenomeneve. Në seksionin e katërt përkufizon parimin formal të botës inteligjente; ndërsa në seksionin e pestë e të fundit përvijon kufijtë dhe gabimet ku bie intelekti, duke saktësuar e duke dalluar origjinën dhe natyrën e metodës së shkencave natyrore e matematike, bashkë me atë të Metafizikës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe231
ISBN9992794933
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAjsela Koka