Gjuha e harruar Shiko më të madhe

Gjuha e harruar

Erich Fromm FNK0018

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-99943-52-63-0

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjuha e ëndrrave është e vetmja gjuhë universale që raca njerëzore ka arritur të përpunojë deri më sot, e cila është e njëjtë për të gjitha qytetërimet e për të gjitha periudhat historike. Kjo gjuhë ka gramatikën dhe sintaksën e saj. Të kuptosh gjuhën e ëndrrave do të thotë të zotërosh mjetin ideal për të kuptuar vërtet vetveten. Autori na propozon një eksplorim në historinë e interpretimit të ëndrrave dhe të miteve në veprën e Frojdit e të Jungut, të shqyrtuara në pikat e tyre të takimit e të kundërshtisë. Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të të tjerëve. Kuptimi i simboleve, parashtron Erich Fromm, na ndihmon të arrijmë shtresat e fshehura të personaliteteve tona individuale, si dhe na lidh me përvojat e përbashkëta njerëzore. Duke kuptuar gjuhën simbolike të ëndrrave, shpjegon Fromm, do të mundemi, atëherë, të kuptojmë mençurinë e pashembullt të miteve, artit dhe letërsisë. Kjo, gjithashtu, na jep qasje të kuptojmë pse ne, dhe shoqëria jonë, zakonisht ndrydhemi. Fromm ndan me ne, historinë e interpretimeve të ëndrrave, dhe tregon analizat e tij për lloje të shumtë ëndrrash.

Të dhëna

Faqe219
ISBN978-99943-52-63-0
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiFatmir M. Dibra