Arti i te dashuruarit Shiko më të madhe

Arti i te dashuruarit

Erich Fromm FNK0017

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon. Ky libërth bazohet mbi këtë hipotezë, ndërsa shumica e njerëzve sot besojnë pa dyshim ndryshe.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-99943-52-33-3

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për shumicën problemi i dashurisë, para së gjithash, qëndron në atë se si të të duan dhe jo si të dashurosh ti vetë. Drejt këtij qëllimi ata ecin me mënyra të ndryshme. Njëra rrugë që është sidomos karakteristike për burrat, bazohet në atë që të jetë i suksesshëm në jetë, të ketë pushtet e pasuri me aq sa ia lejon pozita e tij shoqërore. Rruga tjetër që preferohet nga gratë, është që të përpiqen të bëhen sa më tërheqëse, të kujdesen për pamjen e tyre, të vishen bukur etj. Libri dëshiron të bindë lexuesin se të gjitha përpjekjet e tij për dashuri janë të caktuara të dështojnë nëse ai nuk përpiqet të zhvillojë më aktivisht në mënyrë sa më të plotë personalitetin e tij, me qëllim që të arrijë një orientim produktiv; se kënaqësia në dashurinë individuale nuk mund të arrihet pa aftësinë për të dashuruar të afërmin, pa bindje të vërtetë, pa kurajo, besim dhe disiplinë. Nëse është e vërtetë, siç u përpoqa të tregoj, që dashuria është përgjigjia më e arsyeshme dhe më e kënaqshme për problemin e ekzistencës njerëzore. Në të vërtetë, të flasësh për dashurinë nuk është "predikim", për arsyen e thjeshtë se ajo nënkupton të flasësh për nevojën më themelore dhe reale për çdo qënie njerëzore.

Të dhëna

Faqe143
ISBN978-99943-52-33-3
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2008
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiVullnet Muço