Thor's hammer is missing again. The...
Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë...
Te Zhystina markezi dë Sad tregon ndodhitë e një heroine fatkeqe e tronditëse, të zënë në kurth prej korrupsionit e vesit. E gënjyer, e dhunuar, e poshtëruar, e vendosur nën rrahjet më të egra, kjo u ofron xhelatëve të vet çiltërsinë dhe besimin në virtyt. Në vepër gjejmë tërë perversitetet e një epoke, me të cilat Zhystina përballohet; epokë që u...
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe...
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
Në këtë libër vijnë sekretet e vendit ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë”, nga Helen Russell! Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez
Një tjetër roman i Jeffrey Archer vjen në shqip pas suksesit të sagës së Keinit dhe Abelit. Një nga dhjetë romancierët më të mirë të kohës tonë rrëfen mënyrën sesi fitohet paraja sot; por ai shkon më tej: tregon historitë e sakrificës dhe gjakut që i duhet sipërmarrësit për të mbajtur milionshin e parë të dollarëve. Henrik Metelski ishte një prej njerëzve...
Fjalor pamor trigjuhësh. Shqip - Anglish - Italisht
Seri bestseller me 25 libra. Një seri gazmore për fëmijë. Lexohet nga të gjithë njerëzit mbi 7 vjeç. Të gjithë në shkollën “Fill Orja” janë shumë të çuditshëm: shokët e klasës, mësuesit, madje dhe drejtori. Cili është ai fëmijë që nuk ka thënë të paktën një herë që nuk më pëlqen shkolla! Edhe Ei Xhei mendon kështu, por çdo ditë në shkollën e tij të...
Jo, Ema nuk është si balenë, siç tallen djemtë në pishinë! Madje Lolës ajo i duket si princeshë. Edhe pse ka disa kilogramë më tepër, kjo nuk është një arsye për t’u tallur me të. Ajo është shumë e mërzitur për këtë. Edhe pse familja po e ndihmon shumë, ajo e ka kaq të vështirë të dobësohet. Emës i duket e padrejtë që Mediu ha si ari dhe nuk shëndoshet,...
Fatos Kongoli, një nga autorët bashkëkohorë më të vlerësuar, vjen me një roman të ri për lexuesit: Gënjeshtarët e vegjël
“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.
I zgjedhur si libri i shekullit në panairin e harmonisë familjare
Në një nivel parësor, “Një tragjedi amerikane” është historia e korrupsionit dhe shkatërrimit të një njeriu, Clyde Griffiths, i cili humbet shpirtin e tij gjatë kërkimit dëshpërues të suksesit. Në një nivel më të thellë, akoma më të thellë, romani paraqet një portret të madh të shoqërisë vlerat e së cilës janë njëherësh si edhe ambicjet e kota të Clyde...
Gjuha është arti me mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush dhe çdo ditë. Sa shumë mesazhe, emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve.
E bija e kapitenit, qe romani i preferuar i Çehovit. Tolstoi parapëlqente Pushkinin prozator më shumë se Pushkinin poet, duke thënë se “gjëja kryesore te Pushkini është thjeshtësia dhe kompaktësia e veprës së tij”. Gogoli madje shkonte aq larg sa thoshte se “krahasuar me E bija e kapitenit, veprat tona janë përsheshe të ëmbla”. Dostojevski ndërkaq...
Një mesazh, që rrjedh përgjatë tërë librit, i sintetizuar me qartësi të pangatërrueshme në: “Paktin mes të Humburve”, i cili konfigurohet si një manifest programatik autentik; nga një lexim anarkiko-kristian i historisë lind nxitja për një solidaritet themelues të një bote të re, i vetmi, që do të lejojë kapërcimin e tmerreve dhe padrejtësive, mbijetesën...
Galeria e portreteve të Arbërve dhe Shqiptarëve në shekujt XV - XIX në librin “Në emër të Noes" të Fatos Baxhakut është e madhe sa Deti Mesdhe dhe fama e tyre në kronikat e kohës.
Një histori epike për dashurinë, luftën dhe forcën e shpirtit njerëzor.
Zbuloni bibliotekën më të hatashme të të gjithë botës në bestseller-in e Neë York Times-it
Gjithçka tek e cila keni besuar për rënien në peshë është e gabuar. Shtimi në peshë dhe obeziteti tek të gjithë ne kontrollohen nga hormonet dhe vetëm duke kuptuar efektet e insulinës dhe rezistencën ndaj insulinës mund të arrijmë humbjen e qëndrueshme në peshë. Pse insulina është çelësi për të kontrolluar peshën e trupit
E shkruar në vitet 1880 - 1882, eseja e Tolstoit mbi eksperiencën e tij në kërkim të besimit dhe kuptimit për jetën u ndalua të botohet në Rusi dhe nisi një udhëtim të gjatë të botimit në rusisht dhe në gjuhë të tjera nga jashtë Rusisë.
Sekretet e familjes Tajd është një dramë familjare që të trondit e të jep shpresë.
Kushdo qe grumbullon miresi ne zemren e tij, gjithmone do ta kete rrugen e hapur. Rruga e Shamzit eshte rruga e atyre qe jane te gatshem te digjen. Kerkon qendrim, zgjuarsi, logjike, edukate, respekt, siguri, guxim, disipline dhe percaktim. Nuk e humbe asnjeren nga keto dhe nuk eshte vone ende per asgje. Sepse cdo gje pret kohen e saj. Ndoshta koha e...
Ky libër është një manual praktik që sintetizon njohuritë që shkenca neurologjike u ofron prindërve dhe edukatorëve, me qëllim që të mund të ndihmojnë fëmijët të arrijnë një zhvillim të plotë intelektual dhe emocional.
Ky eshte nje set qe permban librin me forma dhe lojra me letra per femijet me nevoja te vecanta i cili vlen jo vetem per prinderit por edhe per mesuesit qe kane femije te tille ne klase.
Ju pëlqejnë maskat dhe vizatimi? Merrni lapsat me ngjyra dhe shkrini talentin te këto maska fantastike.
Zini një qoshk të ngrohtë dhe lexoni këtë përmbledhje me rrëfenjat e dimrit! Argëtohuni bashkë me ketrin dhe me rakunin, njihuni me pinguinët patinatorë e me plot gjëra të tjera. Ky libër i përkryer do t’ju argëtojë pa masë.