Rruga Shiko më të madhe

Rruga

Cormac Mccarthy BD0429

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman intensiv i destinuar për tu shndërruar në kryeveprën e Cormac McCarthy. Një baba dhe djali i tij ecin të vetëm në Amerikën e djegur. Asgjë nuk lëviz në peisazhin e shkatërruar, përveç hirit që shpërndahet nga era. Është ftohtë mjaftueshëm për të thyer gurë e kur dëbora bie ajo është gri. Qielli është i errët. Destinacioni i tyrë ëshëtë bregu, megjithëse ato nuk dinë nëse dikush i pret atje.

Më shumë detaje

494 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301141

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Djalit iu bë se ndjeu një erë hiri të lagur. Shkoi deri tek rruga dhe pastaj u kthye duke tërhequr një pllakë kompensate, që e kishte gjetur mes plehrave; nguli disa shkopinj me një gur, vuri kompensatën sipër tyre dhe sajoi njëfarë strehe, por megjithatë nuk ra shi. La pistoletën gjurmëlënëse dhe mori revolen, pastaj i ra kryq e tërthor vendit përreth duke kërkuar diçka për të ngrënë, por u kthye pa gjë. Duke dihatur, burri i mori dorën. Duhet të ecësh përpara, i tha. Unë nuk ia dal dot ta vazhdoj rrugën. Kemi qenë gjithmonë me fat. Do të kesh prapë fat. Tani ik. Mos u shqetëso. Nuk mundem. Ska gjë. Kjo ka nisur të vijë prej kohësh. Dhe tani erdhi. Vazhdo të shkosh drejt jugut. Bëj ashtu siç kemi bërë bashkë. Do të shërohesh, ba. Duhet të shërohesh. Jo, nuk do të shërohem. Mbaje gjithmonë pistoletën me vete. Duhet të gjesh të mirët e tjerë, por mos guxo të rrezikosh. Mos rreziko. Kuptove? Dua të rri me ty. Nuk mundesh. Të lutem. Nuk mundesh. Duhet të bartësh zjarrin. Nuk e di si bëhet. Po, e di. Është i vërtetë? Zjarri, dua të them. Po, është i vërtetë. Dhe ku është? Unë nuk e di se ku është. Si nuk e di? Është brenda teje. Ngaherë. Unë e shoh. Merrmë me vete. Të lutem. Nuk mundem. Nuk mundem dot të mbaj mes krahëve djalin tim të vdekur. Kujtoja se do mundesha, por nuk mundem. Ti the se nuk do të më lije kurrë. E di. Më fal. Ke gjithë zemrën time. Ngaherë. Ti je më i miri mes të mirëve. Ke qenë gjithmonë. Kur të mos jem më, do mund të më flasësh. Do mund të më flasësh mua dhe do të të përgjigjem. Mbaje mend. Dhe do arrij të të dëgjoj? Po. Do të më dëgjosh. Bëj sikur të ishim duke folur me mendje. Dhë atëherë ke për të parë se do të më dëgjosh. Duhet pak stërvitje. Po nuk duhet të dorëzohesh. Mirë? Mirë.. Mirë... Kam shumë frikë, babi. E di. Por ke për të qenë mirë. Do të jesh me fat. E di se do të jesh. Tani është më mirë që të mos flas më. Do të më zërë kolla prapë. Mirë, babi. Nuk ka nevojë të flasësh. Mos u mërzit.

Të dhëna

Faqe235
ISBN9789994301141
Viti i Botimit2009
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAstrit Cani