I ri Sharlota Shiko më të madhe

Sharlota

David Foenkinos PE0126

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman bazohet mbi një histori të vërtetë: atë të gjermano-hebrejes Charlotte Salomon, e cila kishte kaluar tragjedi vetëvrasjesh në familjen e saj dhe vendos të shëroojë veteveten duke u pasionuar pas pikturës. Por ajo bëhet viktimë e torturave naziste dhe vdes në moshën 26-vjeçare, teksa ishte shtatzënë në burgun e Autshvicit. Këtë histori zemër-coptuese e ka rrëfyer plot mjeshtri, gjallëri dhe bukuri autori francez, David Foenikos

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228529

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit. Përkeqësimi i ndjeshëm i gjendjes, e shtyn atë drejt arratisjes në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike (imazhe, fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj. 

Në këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të saj. 

Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh.

“Sharlota” u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një bestseller i papritur.

Thanë për librin:

Një roman që i ngjan poezisë, me fjali që kumbojnë njëra pas tjetrës. Brenda kësaj forme të kristaltë rreh çdo ngjyrim emocioni, që nga ngazëllimi dhe argëtimi e deri te malli dhe pikëllimi, me bardhësinë e hapësirës përreth që simbolizon gjithçka iu mor këtij gjeniu të ri. Ky homazh i veçantë i Foenkinosit përmban ndjeshmërinë e hollë dhe tragjedinë magjepsëse.

- Booklist (starred review)

Foenkinos [...] ka një humor elegant, një zgjuarsi të hollë dhe një bagazh të gjerë. Ky është një libër i hollë, po aq i apasionuar sa edhe tragjik.

- Kirkus Reviews

Si fitues i çmimeve Renaudot dhe Goncourt des Lycéens, kjo vepër tregon se si mund ta ndihmojë arti dikë të ngrihet mbi rrethanat personale.

- Library Journal

Teksti zhvillohet si një psalm i shenjtë, një varg fjalish të shkurtra, të gjata jo më shumë se një rresht. Ky kufizim e detyron autorin të mbajë njëfarë serioziteti, thekson tensionin, shmang shkarjet në lotime. Ky roman magjepsës lexohet si të ishte një rrëfenjë e kaluar gojarisht nga babai te biri, një rrëfenjë që nuk duhet harruar.

- Le Figaro 

Të dhëna

Faqe216
ISBN9789928228529
Titulli origjinalPegi
Viti i BotimitJanar 2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiEdmond Tupja
RomanPsikologjik