Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.
Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.
Për herë të parë vjen një përmbledhje e plotë në shqip e mençurisë poetike të Rumit. Këtë botim e përzgjodhi dhe e shqipëroi Edin Lohja
Edhe pse njohuritë e saj janë të mëdha, ajo nuk e di se përse nuk e pëlqen asnjë nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë. Kur i ofrohet mundësia për të ndryshuar, Harriet e shfrytëzon më së miri. Por, a mund të shndërrohet ajo nga një vajzë "shushkë" në një vajzë të bukur?
Një pamje e gjallë e kënaqësive dhe zhgënjimeve të jetesës brenda botës së ngujuar të Venecia… dhe një sekret i Vivaldit të famshëm.
Botuesi është përpjekur që të mbledhë përralla kaq të bukura për t’ua kushtuar, në mënyrë të posaçme, vogëlusheve. Pastaj është kujdesur që t’i botojë me shumë dashuri në një libër me format tepër tërheqës e me ilustrime në çdo faqe, që të kënaqin e të nxitin edhe më shumë përfytyrimin. Libri është ndarë në katër pjesë: Përralla me magjistrica, Përralla...
Kjo vepër prej njëmijë faqesh është e shoqëruar me një jetëshkrim dhe një bibliografi të plotë të Buzzati t. Tregimet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij korpusi. Ndonëse më parë disa prej tregimeve janë përkthyer pjesërisht nga autorë të ndryshëm në kohë të ndryshme, kjo vepër në 60 tregime është më e plota në tipologjinë e vet, për faktin se vetë...
“Kujtimet e një karrigeje” është vëllimi i dytë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. Në to hulumtohen me finesë marrëdhëniet intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore.
I ftojmë të gjithë Zbuluesit e Vegjël që të mësojmë për gjërat e shumta që mund të bëjnë kur të rriten. Hapini kapakët për t’u njohur me njerëzit që punojnë së bashku për të ndërtuar një shtëpi, për të parë profesionet e ndryshme në një spital dhe për të kuptuar se si të punoni me kafshët. Sa shumë gjëra ka për të zbuluar!
Një koleksion me ese të jashtëzakonshme të dy prej mendimtarëve më të shquar të epokës sonë, të cilët përmbledhin 5000 vjet histori në 100 faqe. Dana D. Kelley i Arkansas Democrat-Gazette, thotë: “Një kryevepër që duhet të jetë në bibliotekën e çdo shtëpie.”
Ky eshte nje tekst akademik qe AADF - Albanian-American Development Foundation e sjell ne shqip per studentet dhe sipermarresit nga botimet e Pearson Education, ne botimin e 7-te te tij, te perditesuar dhe eshte i redaktuar dhe i pergatitur nga pedagoge te Fakultetit Ekonomik ne procesin e mesimdhenies ne Shqiperi
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Amazon dhe Nike janë dy prej kompanie ndërkombëtare më të suksesshme në botë, të cilat jo vetëm janë modele për tu ndjekur por janë edhe burim frymëzimi për shkak të historisë së themeluesve të tyre, Jeff Bezos dhe Phil Knight. Për këtë arsye këtë set librash ua kemi dedikuar njerëzve të sipërmarrjes në Shqipëri.
I përshtatshëm për fëmijët 5-10 vjeç, është punuar me kujdesin e veçantë të autores tashmë të mirënjohur në fushën e krijimtarisë për fëmijë, Vjollca Myftari. Në libërthin "Pishinat mbi gjethe" autorja ka përzgjedhur një fjalor të përshtatshëm dhe përcjell mesazhe me vlerë për vogëlushët tuaj. Me plot ilustrime me ngjyra dhe format të përshtatshëm,...
Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dhe rishkruan rregullat e shoqërisë.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Ne kete liber vijne receta moderne shqiptare dhe mesdhetare te pergatitura me perkushtim nga Vjollca Xhunga, kuzhinierja e emisionit te mengjesit ne Neës 24. Nese doni te provoni shijen dhe shendetin permes ushqimit, keto receta te thjeshta dhe praktike do t’ju vijne ne ndihme.
Ata që e kanë dashuruar romanin “P.S. Të dua”, kanë pritur me ankth vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, “Pusulla dashurie” është në duart e tyre. Edhe në çastet e mbrame, njeriu gjen lumturinë në dashurinë e të shtrenjtëve të vet.
Libri është një satirë politike mbështetur mbi ironinë dhe humorin therës, një nga ato satira që nxisin mendimin e lirë. Libri lexohet me një frymë e madje të grish t'ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t'i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. Kjo dramë...
Përfshihuni në këtë aventurë emocionuese me Aleksian, Konerin e grupin e miqve të tyre, në këtë histori të fundit mbresëlënëse sa të lë pa frymë të serisë më të shitur “Vendi i Rrëfenjave”.
Ky libër do t’ju shpëtojë nga humbja e durimit. Ai përmban lojëra të thjeshta, duke ju dhuruar pesë minuta kënaqësi, mbi të gjitha, qetësi! Lojëra pesëminutëshe për t’u argëtuar me fëmijët, kur jeni të zënë dhe duket sikur koha s’ju mjafton.
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama,...
E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, "Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
Nga autori romanit më të shitur “Alkimisti” Paulo Coelho vjen në shqip një histori frymëzuese për një të ri që kërkon mençuri nga një plak dhe mësimet praktike të mësuara gjatë gjithë jetës: “Shigjetari” është një histori magjike, e shoqëruar me ilustrime të bukura
Një botim i shkëlqyer për bletën dhe bletërritësit, shkruar me profesionalizëm nga Keanthi Dhuci, një udhëzues praktik me informacion të pasur mbi bletët, karakteristikat dhe vlera që kanë produktet e bletës për njeriun; faktorët që ndikojnë në rritjen e prodhimit të mjaltit, si shtohen familjet e bletëve, shtegtimi dhe masat që merren nga bletërritësit
Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.
Vepro si ujku deshifron kodin e blerjes, përmes të cilit kushdo – pavarësisht moshës, arsimit ose nivelit të aftësive – mund të bëhet mjeshtër në shitje, negocim, sipërmarrje dhe oratori.
Përpara se të arrini diçka në jetë, keni nevojë për një themel të fortë të vetëdisiplinës. Talenti, inteligjenca dhe aftësia janë vetëm një pjesë e ekuacionit. Mendimi pozitiv, mbështetja dhe kuraja emocionale, ëndrrat, qëllimi dhe vizioni janë vetëm një pjesë e ekuacionit. Nëse doni t’i ktheni ëndrrat në realitet, keni nevojë për vetëdisiplinë.